'The Economist': Është radha e Edi Ramës. Zgjedhjet i hapin rrugën statusit kandidat
TIRANE - Është ky titulli i prestigjiozes “The Economist”, në një shkrim mbi fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve i jep fund sundimit 8 vjeçar të Partisë Demokratike të Sali Berishës, por ky i fundit ka qenë i pranishëm për një kohë shumë më të gjatë se kaq. Asnjë shqiptar poshtë moshës 30 vjeç s’mban dot mend ndonjë moment kur ai të mos ketë qënë dominues në skenën politike”-shkruan “The Economist”.
E ndërsa i bën një rezyme zhvillimeve politike të viteve të fundit, përfshirë këtu dhe ngërçin politik mes demokratëve dhe socialistëve pas zgjedhjeve të 2009-ës dhe protestën e 21 janarit që përfundoi me 4 protestues të vdekur, ndërsa Berisha akuzoi Ramën se po përpiqej ta hiqte nga pushteti me forcë.
“Në vitet e fundit, nën drejtimin e Berishës, rrugë të reja dhe projekte të mëdha infrastrukturore shpërthyen përmes Shqipërisë”-vijon shkrimi, që ndërkaq kujton edhe transformimin që Rama i bëri Tiranës duke shembur ndërtimet pa leje e duke ngjyrosur pallatet e vjetra të komunizmit. “E megjithatë, infrastruktura e përmirësuar nuk mundi të shpëtojë dot Berishën”-shkruan “The Economist”, duke kujtuar edhe një sërë skandalesh që ndodhën nën qeverisjen e tij.
Për Ramën, sipas “The Economist”, detyra që ka përpara është jashtëzakonisht e madhe sepse sistemi që ka trashëguar, siç thotë vetë ai, është shumë i dëmtuar. Gjithsesi zgjedhjet hapin rrugën që Shqipëria të bëhet kandidate zyrtare për tju bashkangjitur Bashkimit Europian”-shkruan gazeta duke kujtuar se vendi ynë nuk ka mundur të marrë dot statusin kandidat për në BE tre herë radhazi.
Megjithatë, vijon shkrimi, rritja ekonomike dhe punësimi janë ende sfida të mëdha, edhe pse më të vogla se në disa vende fqinje. Ndërsa përmend rënien e theksuar të remitancave, “The Economist”, shprehet se Shqipëria megjithatë mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk ka hyrë në recesion ekonomik. Por as kjo nuk e shpëtoi dot Berishën”-përfundon shkrimi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)