E Diel, 1 Nëntor 2026

Postet në qeveri, LSI mbledh kryesinë sot në orën 18:00

TIRANË- Pas takimit me Ramën për ndarjen e posteve qeveritare dhe për bashkëpunimin që Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë me Partinë Socialiste konfirmohet se do të zhvillohet sot edhe një mbledhje e kryesisë së LSI.

Lajmi konfirmohet për "News24" nga Drejtori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në LSI, Emiliano Aleksi. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 18:00.

Në takimin e zhvilluar me Ramën, Meta ra dakord të jetë kryetari i ri i Kuvendit, e ndoshta për këtë por edhe për ndarjen e posteve ministrore që i takojë kësaj force, pritet të bisedohet në këtë mbledhje.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›