Kosova nuk pavarësohet pa u zhvlerësuar vendimi i Komisionit të Badenterit
Edhe nëse shtetetet europiane nuk kanë vullnet që vetë ta incojnë zhvlerësimin e vendimeve të turpshme të Komisionit të Badenterit, këtë gjë
duhet ta kërkojnë përfaqësuesit e Kosovës. Kjo është e vetmja kartë që mund t’i kthejë në lojën diplomatike, të cilën në procesin e deritashëm e kanë humbur. Nëse nuk ndodh kjo, ata në negociatat e ardhshme, do të kenë pozitë
edhe më të dobët nga sa e kanë pasur në negociatat e Vjenës.
Dështimi i Këshillit të Sigurimit që të nxjerrë një rezolutë të re për statusin e Kosovës dhe bartja e kësaj çështjeje në Grupin e Kontaktit, mund të hap dilema të reja dhe shumë të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. E
para, me dështimin e Këshillit të Sigurimit, plani i Marti Ahtisarit për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, realisht është një plan i vdekur. Edhe nëse ai mirret si një material orientues, negociatat dhe procesi në vazhdim,
do ta modifikojnë dhe do ta tjetërsojnë deri në atë masë sa ai nuk do të mund të quhet si plani i Ahtisarit. Thënë shkoqur, çdo produkt ose
marrëveshje që do të del nga negociatat e ardhshme të udhëhequra nga Grupi i
Kontaktit, do të ketë tjetër firmë, e jo atë të Marti Ahtisarit.
E dyta, Grupi i Kontaktit është një grup i krijuar ad hoc në mars të vitit 1998, pas masakrave serbe në Likoshan, Qirez e Prekaz dhe që nga atëherë ka pasur më shumë rolin e zjarrfikësit e shumë më pak të marrëveshjebërësit. Grupi i Kontakti, i përbërë nga SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Gjermania,
Franca dhe Italia, më shumë ëshë pëgjasim me të ashuquajturat Fuqi të Mëdha, të para Luftës së Dytë Botërore, të cilat për shkak të paaftësisë për ta ruajtur ekuilibrin dhe paqen, janë zëvendësuar nga Organizata e Kombeve të
Bashkuara. Rikthimi te koncepti i Fuqive të Mëdha, për të zgjidhur një çështje aq të rëndë sa çështja e Kosovës, është kthim mbrapa në epokën e para OKB-së dhe pa gjasa serioze që të funksionojë në drejtim të arritjes së
një marrëveshjeje koncensuale.
E treta, bartja e negociatave nën dirigjimin e Grupit të Kontaktit, përfundimisht Kosovën e trajton si objekt, pa i dhënë asnjë mundësi që ajo ta afirmojë vullnetin e vet legjitim. Grupi i Kontaktit është grup që administron procesin, duke i barazuar si palë të barabarta Serbinë dhe
Kosovën, ndërsa fjala në këtë kontekst është vetëm për Kosovën dhe fatet e qytetarëve të saj, e jo të Serbisë. Pse jo të Serbisë? Sepse Serbia në këto tetë vjet nuk ka asnjë formë të pushtetit në Kosovë, ngase Kosova
administrohet nga OKB-ja. Fakti që në Kosovë ka një minorit serb, nuk i jep të drejtë Serbisë që të jetë palë në përcaktimin e statusit të Kosovës.
Por, ky barazim i Serbisë si palë për të përcaktuar statusin e Kosovës, madje edhe pas gjenocidit që ka kryer shteti serb kundër popullit të saj në vitet 1998-1999, është pasojë e injorimit të realitetit të fakteve, sipas të
cilave Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë legjitime vetëm e Serbisë. Me Kushtetutën federale të ish Jugosllavisë të vitit 1974, Kosova ka pasur
kufijtë e vet dhe ka qenë njësi përbërëse edhe e ish federatës jugosllave. Pra, për statusin e saj nuk ka pse vendos vetën një njësi federale, por të gjitha ato njësi federale, që e kanë konstitutuar shtetin e përbashkët. Meqë
ai shtet që nga viti 1991 nuk ekziston, atëherë çështja do të duhej të shpallej e mbyllur duke e pranuar pa diskutim edhe shkëputjen e Kosoësv si
njësi federale më vete. Edhe po të shkohet më tej në kohë, në vitin 1945, kur është futur në Serbinë Federale, Kosova ka pasur kuotën prej dhjetë deputetësh në kuvendin federal, ku ata janë deleguar direkt nga Kosova. Më tej akoma, gjatë viteve të luftës antifashiste, 1941-1945, ish republikat jugosllave, nuk kanë pasur statusin e republikave, po e kanë pasur statusin
e “krahinave të luftës”, duke përfshirë këtu edhe Vojvodinën. Gjashtë krahinat e luftës, kanë evoluar në republika, (përveç Vojvodinës), që do të thotë se nuk ka pasur një ngurtësim të statusit të tyre një herë e përgjithmonë. Edhe pse Kosova gjatë luftës e ka pasur statusin e zonës së luftës, pas saj e ka fituar statusin e krahinës, pra, poashtu ka pasur një evoluim të statusit.
Por, Komisioni i Badenderit, i formuar në vitin 1991 si komision ad hoc i Bashkimit Europian për të kualifikuar krizën në ish Jugosllavi, nuk i ka pasur fare para sysh këto evoluime të statuseve të njësive federale. Komisioni i Badenterit në nëntor 1991 ka konstatuar se “Jugosllavia është shpërbërë” dhe ua ka pranuar të drejtën e vetëvendosjes vetëm republikave, pra ish krahinave të luftës, por jo edhe një zone të luftës, të transformuar
në krahinë dhe në njësi federale më vonë.
Komisioni i Badenterit nuk ka marrë para sysh as të dhëna të tjera relevante si referendumi i shtatorit 19991 (pra dy muaj para se Komisoni të jipte verdiktin e vet), sipas të cilit Kosova ishte shpallur republikë e barabartë me republikat e tjera. Pra, edhe nga kjo anë vendimi i Komisionit të Badenterit ka qenë dhe mbetet jolegjitim, sepse nuk ka qenë i mbështetur as në parime të njëjta, (fjala vjen të evoluimit të njësive të ish federatës
jugosllave) e as në vendime që janë marrë në mënyrë legjtime para se ai komision të jepte verdiktin e tij).Për atë vendim arbitrar, të padrejtë e jolegjtim të Komisionit të
Badenterit, Bashkimi Europian ka përgjegjësiëe historike ndaj Kosovës. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjnë shtete anëtare të Grupit të
Kontaktit, “Fuqitë e Mëdha” europiane, duhet të jetë zhvlerësimi i vendimit të komisionit të Badenterit. Vetëm në atë rast i hapet mundësia edhe Grupit të Kontaktit që më lehtë të ruajë në lojë planin e Marti Ahtisarit.

edhe më të dobët nga sa i kanë pasur në negociatat e Vjenës.Bashkimi Europian i vitit 2007 nuk është ai i vitit 1991, prandaj me
presione të koordinuara mund të detyrohet që të lëvizë në drejtim të zhvlerësimit të atij dokumenti famëkeq, i cili Kosovës ia ka mbyllur dyert e pavarësisë. Të tjerat janë vetëm “çështje teknike” dhe ping-pong diplomatik, ndërmjet Këshillit të Sigurimit, Grupit 8, Grupit të Kontaktit ose të ndonjë
sajese tjetër emergjente në të ardhmen, por që asnjëherë nuk do të ofrojnë një zgjidhje të drejtë për Kosovën.