E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Parlamenti të shpërndahet më 31 mars

Nga Express më 28 mars 2011 në ora 19:41

Kryeministri, Nikolla Gruevski sot përsëriti propozimin për shpërndarjen e Parlamentit më 31 mars si afat më i përshtatshëm.

“Kjo datë për ne është me përshtatshme për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Gruevski, gjatë një vizite në Shtip.

I pyetur se kur do të zgjidhet kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Gruevski shtoi se kjo do të ndodhë atëherë kur kryeparlamentari Trajko Veljanovski do të vendos në rend dite këtë çështje.

Partia opozitare LSDM ka propozuar që 26 qershori të jetë data më e preferuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, dhe se propozimi i tyre nënkupton shpërndarjen e Parlamentit në fund të muajit prill. Partitë politike shqiptare janë shprehur të gatshme për të hyrë në garën zgjedhore, pavarësisht se cila do të jetë periudha e caktuar. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›