Neill në Al Jazira

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 19:00
Kapiteni i Australisë Lucas Neill është transferuar te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe Al Jazira pas skadimit të kontratës së tij me Galatasarayn më herët gjatë kësaj vere.
Neill ka theksuar se kalimi në EBA është përfitues për të gjitha palët.
“Më është dashur të zgjedh një ofertë që ishte e mirë për familjen, e mirë për trupin tim dhe sfiduese në mënyrë që të jem në gjendje ti ndihmoj Australisë në vitet e ardhshme si kapiten, të kualifikohemi për Kampionatin botëror 2014”, tha Neill për Sydney Morning Herald.