Neimar mbërrin në Barcelonë, ja axhenda
Talenti Brazilian i futbollit Neimar ka zbarkuar tashmë në Barcelonë për të nënshkruar kontratën me skuadrën Katalanase për 5 vitet e ardhëshme.
Në orëb 13:00 Neymar ka zbritur nga avioni për tu akomoduar pastaj në zyrat e klubit Katalanas.
Stadiumi i Barcelonës, Camp Nou por edhe i gjithë qyteti, është gati për të pritur blerjen më të fundit të skuadrës blaugrana, yllin Brazilian, Neymar. Tifozët katalanas kanë dalë në rrugët e qytetit për të pritur yllin e ri të skuadrës, ndërsa vetë klubi ka marrë masat në mënyrë që prezantimi i 21-vjeçarit me fanellën e Barçës të jetë një festë e vërtetë.
Gjithashtu është prezantuar edhe një axhendë rreth eventeve që do të zhvillohen për pritjen e Neymar. Kështu në ora 16:00, në Camp Nou do të hapë dyert për fansat dhe mediat:
Në 16:45 palët do të firmosin kontratën mes tyre; Në 17:45 do të bëhen fotot me fanellën e Barcelonës ku pritet të mësohet edhe numri që Neymar do të mbajë te skuadra Katalanase; Në 18:15 prezantimi në Camp Nou dhe në 19:30 ylli brazilian do të japë konferencën e parë për shtyp si pjesë e skuadrës së Barcelonës.