E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb do të rikthehet te Barça

Duke filluar nga muaji janar, Aleksandr Hleb do të rikthehet tek Barcelona. Wolfsburgu nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë huazimin deri në fund të sezonit, kështu që mesfushori bjellorus duhet të rikthehet tek klubi katalunas.

30 vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm me ekipin e Pep Guardiolës, por pas operimit në gju që e kishte bërë në maj të këtij viti, nuk ka arritur të kthehet në formën e dikurshme. Hleb do të jetë në dispozicion të Barcelonës nga janari, por nuk përjashtohet mundësia që të huazohet sërish në ndonjë klub tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›