E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballje emocionuese ne turin e dyte te Liges se Kampioneve

Spektakli i goglave, me praninë e legjendës Paul Brajtner, solli të paktën dy përballje fantastike në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve. Në Nion u vendos që përballë të jenë shkollat italiane me ato angleze, Napoli ndaj Çelsit dhe Milani kundër Arsenalit.
Në çiftet e tjerë, Barcelona do të shkojë në Gjermani tek Leverkuzeni, Reali udhëton për në Rusi, në shtëpinë e CSKA-së së Moskës, Bajerni do të luajë ndaj fqinjëve zviceranë të Bazelit, ndërsa Interi ka një udhëtim gjithashtu të shkurtër, pasi do të shkojë në Francë, tek Marseja.
Përballje të lehtë, të paktën në letër, pati Lioni francez, pasi u çiftua me APOEL-in e Nikozisë nga Qipro, ndërsa duket një duel i barazpeshuar ai mes Zenitit të Shën Petersburgut dhe Benfikës së Lisbonës.
Më të favorizuara janë skuadrat që kanë dalë të parat në grupet e tyre dhe që do ta luajnë ndeshjen e kthimit në fushën e vet, pra bëhet fjalë për APOEL-in, Çelsin, Arsenalin, Bajernin, Barcelonën, Realin, Benfikën dhe Interin.
Në short ishin të pranishëm legjenda bavareze, Paul Brajtner, meqë finalja do të luhet në stadiumin e Bajernit, “Alianc Arena”, si dhe drejtuesit e UEFA-s, Infantino e Marketi.
Ndeshjet e para të turit të dytë të Championsit do të luhen në 14 e 22 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të jenë më 6 e 14 mars të vitit të ardhshëm.

Liga e Kampionëve, 1/8 e finaleve

Lion-Apoel
Napoli-Çelsi
Milan-Arsenal
Bazel-Bajern
Leverkuzen-Barcelona
CSKA Moskë-Real Madrid
Zenit-Benfika
Marsejë-Inter

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›