E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive: Tovërlani, trajner i ri i Hysit

Afrim Tovërlani është trajner i ri i kampionit të Kosovës në futboll, Hysit. Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht për Express vetë strategu i mirënjohur prishtinas i cili sonte ka finalizuar me sukses bisedimet me klubin llapjan.

“Jam trajner i ri i Hysit, kam nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi për dy vite tjera” tha Tovërlani për Express.

Ai zë vendin e Jusuf Tortoshit i cili ishte emëruar në drejtim të Hysit në tetor pikërisht në vend të Tovërlanit, pas largimit të këtij të fundit i cili kishte braktisur klubin vetëm pas disa ditësh të emërimit për shkak të obligimeve në paisje me licencë profi në Maqedoni.

Pas 17 xhirosh të sezonit vjeshtor në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, Hysi zë vendin e pestë me 27 pikë, tetë më pak se lideri FC Prishtina.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›