E Shtunë, 31 Tetor 2026

Estigarribia vrojtohet nga Juventusi

Juventusi është duke ndjekur anësorin paraguajan të Njuells Old Bojs, Marselo Estigarribia. 23-vjeçari i ka rënë në sy drejtorit të Juves, Fabio Paratiçi, ndërsa Tuttosport njofton se ai është i gatshëm që të gjejë mënyrat për ta kthyer ish-lojtarin e Le Mansit në Europë. Thuhet se Paratiçi është takuar me agjentin e lojtarit në javën e kaluar dhe se klubi i tij aktual është i interesuar për ta shitur atë, mirëpo do të kërkojë së paku pesë milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›