E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë mollë sherri tek Interi

Eto dhe Shnajder pranë largimit nga ekipi ziklatër. Të dy futbollistët si shkak kryesor duket të kenë paratë. I pari kërkon një rinovim të kontratës përsa i përket financave ndryshe kërcënon se do të largohet ndërsa Shnajder shprehet se është Interi që do të shesë futbollistin pikërisht sepse ka nevojë për para.

Shnajder: Inter më ka vënë çmim

“Kam lexuar shumë për të ardhmen time, por unë di vetëm që Interi ka nevojë për para dhe kanë vënë një çmim për largimin tim.” Kështu është shprehur mesfushori i Interit, Wesley Shnajder, për gazetën holandeze ‘Voetbal’ në lidhje me zërat që e shohin futbollistin drejt Manchester. “Përsa i përket interesit të Manchester City dhe Manchester United do flas shkurt: nuk kam folur me asnjë nga klubet. Javën tjetër do të luaj me Holandën kundër Anglisë dhe më pas kam 5 ditë pushim. Deri atëherë gjithçka do të merret vesh”, shtoi numri 10 zikaltër. Nga ana tjetër, Roberto Mancini, trajneri i Manchester City, mohon ofertën prej 36 milionë eurosh për holandezin: “Nuk është e vërtetë që kemi bërë një ofertë për Shnajder. Është një lojtar i Interit.” Por Wesley Shnajder është i bindur se ai do të shitet nga Interi në ditët në vazhdim. Shnajder, i cili është vënë në shënjestër nga dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Manchester City, refuzoi të flasë për mediat italiane pas disfatës 2-1 në Superkupën e Italisë nga Milani, por ka pranuar të flasë për ato holandeze. “E di vetëm se Interi ka nevojë për para dhe unë mund të largohem nëse një ofertë e duhur arrin. Kam pesë ditë pushime pas miqësores së të mërkurës kundër Anglisë dhe shpresoj se rasti i të ardhshmes time të qartësohet gjatë kësaj kohe. Jam krenar që dëgjoj se edhe United edhe City janë të interesuar për mua, por deri tash nuk kam pasur kontakte me asnjërin klub. Sa i takon të ardhmes time, kaq mund të them”, ka deklaruar Shnajder.

Eto ultimatum: ndryshim kontrate ose ika

Sulmuesi i Interit, Samuel Eto shumë shpejtë do t’ju lëshojë një ultimatum drejtuesve të tij për kontratën e re me zikaltrit. Ai kërkon një rinovim kontrate me Interin ose kontrata e tij mbaron në fund të 2012. E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se Eto shumë shpejt do t′i bëj një ultimatum skuadrës së tij duke kërkuar një kontratë të re ose për ndryshe largimin e tij nga San Siro. Skuadra të njohura si Manchester City dhe Anzhi janë të gatshëm për të siguruar shërbimet e tij pasi këto të dyja e kërkojnë prej kohësh atë. Megjithatë Manchester City është më favorit se Anzhi për Eto`o pasi Tevez do të kryente një kalim tek ekipi zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›