Carragher: Gerrard, premtues për të ardhmen

Veterani i Liverpoolit, Jamie Carragher ka kërkuar më shumë në të ardhmen nga Steven Gerrard. Sipas tij, ky është një lojtar tepër i mirë dhe me një të ardhme premtuese.
“Ka për të arritur edhe shumë në të ardhmen. Ai është një prej më të mirëve, nëse jo më i miri në Ligën Premier. Kur Steven Gerrard të kthehet është sikur të transferojmë një lojtar të madh. Ai edhe për katër-pesë vjet do të luajë shumë mirë”, u shpreh Carragher.