Shumaker - Formul 1 drejt lamtumirës
Piloti më i mirë i të gjitha kohërave të Formula 1, Mikael Shumaker, ka deklaruar se është duke menduar shumë që në fund të këtij sezoni për herë të dytë t’i thotë lamtumirë sportit të shpejtë. Shumi thotë se nuk ka më mentalitet për Formula 1, edhe pse ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Mercedes. “E kam humbur motivimin. Në Mercedes kam ardhur me qëllime të qarta, të ndihmoj zhvillimin e ekipit. Kjo nuk ka ndodhur dhe unë seriozisht jamë duke e menduar largimin”. “Unë jam problemi, e jo bolidi. E kam përvojën, e kam koncentrimin, por megjithatë nuk është diçka në rregull”, tha Schumacher. Mercedes ndërkohë është i kënaqur me kampionin e shtatëfishtë te Formula 1 dhe thotë se gjermani ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.