E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata në Londër, anulohet ndeshja Angli-Holandë

LONDER- Situata e shkaktuar në Londër, ka detyruar policinë britanike të anulojë ndeshjen Angli-Holandë. Policia i ka bërë të qartë Federatës Angleze se në asnjë mënyrë nuk ka forca të mjaftueshme për të siguruar rendin në “Wembley” dhe rreth tij, në një kohë që trupat nuk po dalin as për të mbrojtur rrugët, njerëzit dhe pronat.

Shkak për situatën e krijuar në Londër ishte vrasja e një 29-vjecari, c’ka coi në situatën më të vështirë të dekadës.

Në këtë klimë, skuadra kombëtare e Holandës as nuk ishte nisur fare nga atdheu i saj, në pritje të një konfirmimi që nuk erdhi. Plot 70 000 bileta ishin shitur dhe pritej të shiteshin edhe të tjerat, por policia deshi me çdo kusht evitimin e një grumbullimi kaq masiv në një kohë kur turmat janë bërë të paparashikueshme dhe të dhunshme.

Edhe ndeshja e kampionatit anglez mes Totenhemit dhe Evertonit është në dyshim, ndërsa skuadrat londineze të kategorive më të ulëta si Uest Hem, Kristal Palas dhe Çarlton i shtynë takimet që priteshin të luheshin në mesjavë për kupë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›