Mbrojtja në Hagë, Prishtina edhe një muaj kohë për përgatitjen
Haradinaj: “Përgatitjet e qeverisë për mbrojtjen nuk janë serioze”. Çitaku kundërpërgjigjet: “Argumentet e Kosovës do të jenë të shumta”
Blerina Olldashi
Autoriteteve kosovare u ka mbetur edhe një muaj kohë për të përgatitur me shkrim mbrojtjen e ligjshmërisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vitin e kaluar Kosova u ftua nga Gjykata të paraqiste deklaratën deri më 17 prill të këtij viti. Pavarësia e Kosovës kundërshtohet nga Serbia, e cila ka dërguar një kërkesë në këtë institucion për të hedhur poshtë veprimin e njëanshëm që e bëri Kosovën Republikë të pavarur. Një kërkesë për deklarimin me shkrim deri në mesin e muajit të ardhshëm u është dërguar nga Gjykata edhe vendeve anëtare të OKB-së. Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar institucionet e vendet se nuk janë serioze në përgatitjet për të argumentuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një akt i ligjshëm. Sipas tij, mbrojtja që do të bëhet në prill nuk është e mjaftueshme për Kosovën. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, është kundërpërgjigjur se qeveria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u përballur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas saj, argumentet e Kosovës do të jenë të shumta, por asgjë nuk mund të bëhet publike derisa deklarata të mos deponohet në Gjykatën Ndërkombëtarë të Drejtësisë në Hagë. Çitaku ka thënë se Kosova po i bashkërendon çështjet edhe në nivelin ndërkombëtar me shtetet që kanë njohur pavarësinë dhe beson se ato do të deklarohen para Gjykatës në favor të Kosovës. Përgatitjet për të mbrojtur të drejtën e Kosovës para Gjykatës po bëhen nga eksperti britanik, Majkëll Ud, si kryesues të ekipit ligjor të Prishtinës. Ndërkohë, edhe autoritetet në Beograd po përgatiten për t’u përballur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Kosovën. Zyrtarë serbë besojnë se do të arrijnë të dëshmojnë se shpallja e pavarësisë nga ana e institucioneve të Kosovës ka qenë një akt i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Beogradi zyrtar llogarit edhe mbështetjen e vendeve anëtare të OKB-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mendimi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë karakter obligativ, por vetëm këshilldhënës. Autoritetet serbe besojnë se me dërgimin e rastit të Kosovës para Gjykatës në Hagë kanë arritur të ndalin vrullin e njohjes së Kosovës dhe presin rezultate më të mira pas vendimit.
17 Mars 2009