Rourk dhe Besinxher, sërish bashkë
Tashmë në filmin më të fundit “The Informers”
Ishte viti 1986 kur, pas një tende, sensualja Kim Besinxher improvizoi një zhveshje para syve të Miki Rourk gjë që u bë pjesë e historisë së kinemasë. Sot, njëzet vjet pas lojërave provokuese erotike në “9 javë e gjysmë”, dy yjet kthehen në ekranin e madh në “The Informers”, trilleri i ri i Gregor Xhordan. Edhe pse nuk do të ketë skena të ngjashme me të parin, rrugët e dy aktorëve takohen për t’u kryqëzuar pikërisht në një film që rrëfen për vitet 1980, në të cilët kanë qenë edhe vetë protagonistë. Filmi vendoset në Los Anxheles në vitet 1980 dhe është ndarë në 8 histori. Secila prej tyre rrëfen jetën e çdonjërit personazh dhe fati është ai që ndryshon rrjedhët e historive. Ky film bën fjalë për Uilliam Sloan, i cili është martuar me Laurën (Kim Besinxher) dhe është i dashuri i një gazetareje që është po ashtu e dashura e djalit të tij, Graham, i dyzuar mes kokainës dhe seksit. Aktorë të tjerë që do të marrin pjesë në këtë projekt të rëndësishëm janë edhe: Uinona Rajder, Billi Bob Thornton, Xhon Foster, Amber Heard dhe Brad Renfro. Filmi do të dalë në Amerikë në prill, por edhe pse një muaj para ai po pritet me kureshtje të madhe.
17 Mars 2009