Nën “qarkun” e dëborës

E njëjta situatë është edhe në Dibër, Bulqizë, Tropojë, Pukë dhe në disa zona të Shkodrës.
Trashësia e dëborës ka kaluar dy metra në pjesën më të madhe të zonave, ndërsa as që mendohet që për momentin të hapen rrugët. Situata vazhdon të jetë problematike për më shumë se dhjetë ditë. Situata e njëjtë paraqitet edhe në juglindje të vendit, teksa mësimi në të gjithë këto zona nuk zhvillohet prej ditësh. Qeveria ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore mbrëmjen e shkuar.
Angazhohet ushtria
Në punë për dërgimin e ushqimeve dhe medikamenteve mjekësore është përfshirë edhe ushtria, përveç policisë. Forcat dhe mjetet e ushtrisë janë përqëndruar sidomos në disa zona të vështira të Qarkut të Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Korçës për t'i ardhur në ndihmë popullsisë civile, si në rrugë tokësore dhe ajrore, në përballimin e kushteve të vështira të motit. Në rajonin e Kukësit, Komanda e Mbështetjes Rajonale në Kukës vuri në dispozicion një mjet tip autoambulancë e Brigadës Logjistike dhe një mjet tip 'Iveko', të cilat u nisën në drejtim të fshatit Lusen, 25 km larg qytetit, për të kryer transportin e një gruaje shtatzënë në prag të lindjes.
Në qytetin e Kukësit, një mjet borëpastruese vijon pastrimin e rrugëve të qytetit nga dëbora, shpërndarjen e kripës dhe skories. Edhe në Shkodër, Pukë dhe Dibër, po zhvillohen ndërhyrje me mjetet e ushtrisë për të hapur disi rrugët dhe për të ndihmuar banorët më në nevojë. Në Korçë, një mjet borëpastrues është vendosur në dispozicion për hapjen e aksit rrugor Korçë-Dardhë. Deri mëngjesin e sotëm janë angazhuar në operacion 160 forca, 3 borëpastruese, 3 fadroma, 2 eskavator, 2 mjete tip 'Astra', 1 Benz V/Sh, 3 mjete zjarrfikëse, 3 mjete tip 'Skania', 1 shevrolet, 1 ambulancë, 2 Iveko, 3 mjete Benz transporti. Gjithashtu, janë angazhuar 8 helikopterë me misione të ndryshme humanitare dhe kanë transportuar 3350 kg ndihma ushqimore, ndërsa me mjete tokësore janë transportuar 7500 kg ndihma ushqimore.
Dërgimi i barnave
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka nisur një procedurë të veçantë për shpërndarjen e medikamenteve për të sëmurët kronikë në zonat e bllokuara nga dëbora. Drejtoresha e këtij institucioni, Elvana Hana, urdhëroi sot nisjen e procedurës së veçantë për të zgjidhur një prej problemeve më akute të momentit. Sipas ISKSH-së, janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar nëpërmjet të dhënave në sistem, përfshirë edhe mjekun e familjes, për të identifikuar çdo të sëmurë kronikë që merr recetë me rimbursim në këto zona.
Marrja e këtyre medikamenteve, po sipas ISKSH-së, nuk do të ndjekë rrugën e zakonshme të rimbursimit, por janë komisionet e posaçme që do të mundësojnë përpilimin e pakove të sakta me medikamentet mujore të pacientëve kronikë, të cilat më pas do të dërgohen për çdo person nominalisht, nëpërmjet Shtabit të Emergjencës dhe mjeteve të Ushtrisë. Grupet e ISKSH janë të vendosura aktualisht në Dibër, Kukës, Shkodër, Korçë dhe Librazhd. Ky mekanizëm do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasojë e motit të keq në këto zona. /Start/
2012-02-13 15:33