E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot u zhvillua në qytetin e Lezhës mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Në fillim të saj,

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, sot u zhvillua në qytetin e Lezhës mbledhja e radhës e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në fillim të saj, Kryeministri Nano u shpreh se, në vijim të traditës, mbledhja e KRRTRSH-së zhvillohet në Lezhë jo vetëm se objekt është qendra e qytetit të saj, por edhe sepse me këtë qytet lidhet edhe viti jubilar i Skënderbeut.

Duke u ndalur në studimin për qendrën e qytetit të Lezhës, z.Nano tha se me këtë studim i jepet fund jo vetëm voluntarizmit të deritanishëm, por dhe i kthejmë Lezhës seriozitetin e perspektivës dhe studimeve të integruara. Ai theksoi se trajtimi i qendrave vitale të vendit jo si ishuj të shkëputur, por si mekanizma ndërveprues, të cilët funksionojnë të lidhur bashkarisht, ka qenë dhe mbetet një prioritet i vazhdueshëm i qeverisë. Në këtë kuadër, z.Nano nënvizoi studimin për bregdetin e Gjirit të Drinit dhe studimin për impiantin ekologjik të pastrimit të bashkësisë urbane Lezhë-Shëngjin e më gjërë. Në këtë mënyrë, tha z.Nano, ne do krijojmë një trekëndësh funksional të të përbërë nga tre pika: polin urban dhe administrativ, që është në përmirësim të vazhdueshëm dhe do të vazhdojë të fuqizohet në qytetin e Lezhës; një hapësirë turistike dhe mjedisore përgjatë gjithë gjirit ku derdhet Drini i Moçëm; si dhe infrastrukturës funksionale që garanton zhvillim afatgjatë, në rastin konkret impiantin ekologjik të pastrimit.

Kryeministri vuri theksin në faktin se tashmë kemi hyrë në fazën kur studimet urbane shoqërohen me miratime projektesh me karakter infrastrukturor. Duke përmendur në këtë drejtim Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për programin e menazhimit të bregdetit të jugut. Me këtë program, tha z.Nano, përfundimisht bregu i jugut mund të quhet i vënë në rrugë të mbarë si për nga pikëpamja e planifikimit, ashtu edhe për gjetjen e burimeve të financimit që do të bëjnë të mundur realizimin e këtyre projekteve në gjiret dhe plazhet e virgjëra të Jonit. "Ne kemi frenuar zhvillimet spontane në bregdetin e jugut, ja kemi dalë të bindim komunitetet vendase për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e zhvillimit të planifikuar, të bindim komunitetin e domosdoshëm të donatorëve për seriozitetin tonë në ndërmarrjen e një programi masiv për të gjithë këtë pjesë të Shqipërisë dhe gjithashtu të përligjim shpresën tek komunitetet që banojnë në këtë territor, të cilin së shpejti si rezultat i vizionit tonë solid e bashkëkohor do ta shohim të transformohet tërësisht", tha z.Nano. Po ashtu vëmendja e qeverisë theksoi Kryeministri vazhdon të jetë drejt zhvillimit të hapësirave të veriut: gjirit të Lalzit, plazheve të Drinit, resurseve natyrore të Velipojës e më tej, vëmendje e cila lidhet me programe të qarta zhvillimi afatgjatë dhe integrues jo vetëm në ekonominë dhe jetën sociale të vendit, por edhe më gjërë, në atë rajonale.

Duke risjellë në vemendje se në fund të këtij muaji përfundon një nga fazat shumë të rëndësishme të procesit të zbatimit të ligjit "Për legalizimin dhe urbanizimin të zonave informale", ajo e vetdeklarimit të ndërtimeve informale në shkallë Republike, z.Nano tha se edhe projektvendimi që do të diskutohet në mbledhjen e sotme ka të bëjë me saktësimin e kritereve urbanistike që do të përdoren më tej në procesin e përcaktimit të zonave informale, pesha e të cilit do të jetë në përgjithësi pjesë e veprimtarisë të vetë njësive të qeverisjes vendore: qarqeve, bashkive dhe komunave. Z.Nano theksoi se vetëm nëpërmjet ndjekjes dhe mbështetjes së hapave ligjorë dhe nënligjorë, procesi i legalizimit dhe urbanizimit të zonave informale mund të garantohet si nga pikëpamja e jetëgjatësisë, ashtu edhe e rezultateve positive që do të japë në jetën e komuniteteve dhe individëve. Kjo është mënyrë e vetme e veprimit të një qeverisjeje të përgjegjshme në raport me shtetasit e vet, duke ju shmangur premtimeve populiste.

Po ashtu, në qytetin e Kuvendit të Besëlidhjes, tha Kryeministri, do të diskutojmë edhe detyrën e projektimit të Kuvendit të Shqipërisë Moderne. Është detyra jonë ligjore dhe morale, tha Kryeministri, t'ja shpërblejmë Kuvendit, tempullit të miratimit të ligjshmërisë, duke miratuar programin mbi të cilin do të strukturohet godina e re më e rëndësishme e shtetit shqiptar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›