E Diel, 1 Nëntor 2026

• Zoti Nano: Elbasanasit, kryeqytetas të Ditës së Verës Kryeministri Fatos Nano, po sot, ka festuar sëbashku me qytetarët e Elbasanit ditën e verës, festën më tradicionale të këtij qy

• Zoti Nano: Elbasanasit, kryeqytetas të Ditës së Verës

Kryeministri Fatos Nano, po sot, ka festuar sëbashku me qytetarët e Elbasanit ditën e verës, festën më tradicionale të këtij qyteti. Kryeministri në këtë festë shoqërohej nga bashkëshortja e tij, nga zëvendëskryeministri Namik Dokle, znj. Valentina Leskaj, deputete e zones dhe Sekretare per Marredheniet me Publikun ne PS, Prefekti i Elbasanit, përfaqësues të pushtetit vendor etj.

Kryeministri Nano, fillimisht ka bërë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit, sëbashku me qytetarë te shumte elbasanas që festonin Ditën e Verës. Më pas, zoti Nano është drejtuar në Panairin "Ditë vere 2004", në të cilin kishin prezantuar prodhimet e tyre përfaqësues të sipermarrjes së Elbasanit dhe të zonave përreth.

Në ceremoninë e hapjes së këtij panairi Kryeministri Nano u shpreh:

Ju falenderoj per mikpritjen, për optimizmin dhe begatinë me të cilën prisni Ditën tuaj të Verës vit pas viti. Erdha si ne qytetin tim, erdha per shkakun e elbasanasve me të cilët kam kaluar një pjesë të pashlyeshme të jetës sime, erdha tek sipërmarrësit që po e sjellin Elbasanin në nivelet e një kryeqendre kombetare, jo vetëm për Ditën e Verës, një kryeqendre që po bëhet udhëkryq zhvillimi dhe integrimi dhe ky panair besoj se sivjet e vërteton akoma më shumë këtë gjë.

Ju përgëzoj ju organizatorëve dhe shfrytezoj rastin te uroj gjithë elbasanasit si kryeqytetas të Ditës së Verës".

Kryeministri Nano, më pas ka vijuar festën e Ditës së Verës mes qytetarëve të Elbasanit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›