E Diel, 1 Nëntor 2026

Themeluesi i Qendrës Ndërkombëtare për Paqen e Popujve në Assisi, Vittorio Pulcineli i dorëzoi sot pasdite Kryeministrit Fatos Nano çmimin "Pelegrini i paqes" për vitin 2004, çmim, i cili

Themeluesi i Qendrës Ndërkombëtare për Paqen e Popujve në Assisi, Vittorio Pulcineli i dorëzoi sot pasdite Kryeministrit Fatos Nano çmimin "Pelegrini i paqes" për vitin 2004, çmim, i cili, që prej vitit 1988, i akordohet personaliteteve ndërkombëtare të fushave të ndryshme për kontributin e dhënë për paqen në botë.

Në ceremoninë e dhënies së titullit, e cila u zhvillua në Teatrin e Operas dhe të Baletit, ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe personalitete të tjera të larta.

Qendra Nderkombetare e Paqes ne Itali,prej vitit 1988 mban titullin Mesazher i Paqes te njohur dhe miratuar nga OKB.Çmimin "Pelegrini i Paqes"nga kjo qender e kanë marrë edhe personalitete të nderuar boterore, si Nënë Tereza, Ati i Shenjtë Gjon Pali i II, ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Peres De Kuelar,Kofi Anan Sekretar i Pergjitheshem i OKB,Mikail Gorbaçov ish-President i BRSS, Kancelari gjerman Helmut Kohl, Presidenti i Mikrosoftit Bill Gates etj.

Ky çmim, Kryeministrit të Shqipërisë Fatos Nano i është akorduar për punën dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve duke shprehur vlerat e mëdha të paqes. "Që prej 15 vjetësh përmes momentesh vuajtjeje, sakrifice dhe vështirësive të mëdha jo vetëm për vendin, por për të gjithë zonën e vuajtur të Ballkanit, Fatos Nano ka dhënë të gjithë energjinë e duhur për të krijuar kushtet e dialogut dhe të bashkëekzistencës", shkruhet në motivacionin e akordimit të këtij çmimi.

Gjatë kësaj ceremonie z. Pulcinelli e uroi nga zemra Kryeministrin Nano për të vazhduar veprën e Tij të paqes si një misionar i madh ndërkombëtar në kulturën e paqes.

Me këtë rast, Kryeministri Nano nga ana e tij u shpreh:

"Te nderuar miq, dashamires dhe te pranishem!

Jam me te vertete i emocionuar qe ne nje dite festive si kjo, tradicionale per te gjithe shqiptaret, me jepet ky çmim te cilin une e konsideroj nje vleresim teper te vyer per vendin Tim, per popullin Tim dhe per mua personalisht.

Ndihem i gezuar qe si shqiptar, si Kryeminister i ketij vendi kam nderin pas shume shekujsh me te njejten fryme siç u nderua atdheu im ne kohen e Skenderbeut, te nderohem nga pasardhesit e Shen Françeskut te Assisit, nga vellezerit tane pertej detit, per nje arsye kaq te madhe dhe sublime, siç eshte paqja ndermjet popujve.

Ne emer te te gjitheve kam rastin te vleresoj rolin e posacem te Selise se Shenjte, te Italise mike, te qytetit biblik te Assisit dhe te qendres Suaj ne perpjekjet e pashtershme per paqen e njerezimit. Ne kete ane te botes, ne gjithashtu vazhdojme te japim kontributin tone te vleresuar per paqen rajonale e me gjere.

Te nderuar miq,

Ky titull qe marr sot me obligon qe si pelegrin i thjeshte, si qytetar, si shqiptar, te punoj vazhdimisht dhe pa hezitim per paqen, per stabilitetin, per te miren ne bote; te punoj qe populli im, qe Shqiperia jone europiane te jete gjithnje e me shume pjese e atyre faktoreve qe rrezatojne dhe prodhojne qetesi, miresi, lumturi, dashuri dhe paqe ne radhe te pare per shqiptaret, por edhe per fqinjet tane.

Ky titull qe i akordohet sot vendit dhe popullit Tim me obligon te kerkoj qe shume shpejt te mblidhen te gjithe pararendesit e mi Pelegrine te Paqes, ne kryeqytetin tone te dashur, Tiranen, per ta kthyer ate ne nje qytet te paqes boterore. Ne kete takim nuk do te mungojne as liderat e religjoneve te ndryshme te botes, per tu lutur, per te apeluar dhe per te punuar per paqen ne Ballkan, ku jetojne shqiptaret historikisht, ne Evrope, ku kane qene dhe do te jene shqiptaret ngahere dhe ne bote, ku shqiptaret kane qene dhe do te jene gjithnje qytetare te denje"perfundoi zoti Nano.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›