E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar antarë të kabinetit qeveritar, Në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave që është e para pas mbylljes së tremujorit, krahas vendimarrjes së radhës së programumar, do tÃ

Të nderuar antarë të kabinetit qeveritar,

Në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave që është e para pas mbylljes së tremujorit, krahas vendimarrjes së radhës së programumar, do të doja të fillonim së bashku edhe një analizë të veprimtarisë së qeverisë për periudhën janar-mars 2004. Baza është matrica qeverisëse e 35 mujorit, e cila është detajimi i programit të vetë qeverisë, së cilës natyrshëm i janë shtuar edhe elemente të rëndësisëhm të matricës për integrim, e cila, sikundër dihet, nuk është vetëm pjesë e detyrave të ekzekutivit, përfshin dhe institucione të tjera kushtetuese, dhe ekzekutivi ka ndërtuar modelin e anlizave gjashtë mujore dhe një vjecare, të gjykuara si të përshtatëshme për të realizuar kontrollin e qeversjes brenda vetes me analiza më të thelluar që na çojnë në përfundimet e duhura për ritmin e aksionit tonë ekzekutiv. Megjithatë kjo nuk na pengon të ndalemi tashmë edhe më shpesh sesa detyrimet ligjore në analiza periodike dhe paraprake tre mujore për të koordinuar më mirë ritmet qeverisëse për të përmirësimet efektet e aksionit ekzekutiv dhe sidomos për të rritur trasparencën për publikun e gjërë.

Në këtë fillim të muajit të parë të semestrit të tremujorit të dytë, është ende heret për të folur për realizim financiar të investimeve, por në ndryshim nga vitet e tjera çelja në kohë e buxhetit të shtetit, ka krijuar të gjitha mundësitë për fillimin e procedurave që e bëjnë të mundur realizmin në kohë dhe cilësi të investimeve të programuara për vitin 2004. Fakti që këtë vit ky buxhet është miratuar me një detajim të projekteve heq mundësinë e çdo justifikimi të mëvonshëm nga cilado strukture e ekzekutivit qoftë.

Për këtë arsye në këtë mbledhje do të analizohen realizimet nga ana e qeverisë për periudhën Janar–Mars 2004, mbështetur në dokumentet kryesore që orientojnë aksionin tonë qeverisës, si më poshtë:

1- Matricat e projektakteve të ministrive për vitin 2004;

2- Matrica e detyrave prioritare për vitin 2004, e hartuar në zbatim të Fjalës së Kryeministrit në Analizën e Qeverisë për vitin 2003;

3- Matricat e ministrive për Programin "Lehtësimi i qarkullimit të lirë të njerëzve";

4- Planin e veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Analizën e sotme do ta vazhdojmë në ditët në vazhdim, duke e thelluar mbi bazë sektoriale për çdo ministri, sipas një grafiku të detajuar që do t'u bëhet e ditur nga kabineti im.

Sikundër e thashë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të maxhorancës, brenda më pak se tre javëve ne do të shpallim axhendën e pikave tona të forta dhe të sigurta të aksionit qeverisës, që do të mund t'i realizojmë brenda mandatit që mbyllet në mesin e 2005. Do të jetë një axhendë që do të përbëjë dhe shtyllën kurrizore të veprimtarisë së Qeverisë deri ne fund te ketij mandati. Thelbi i kësaj axhende, i quajur tashmë "metri europian 2005", është i lidhur ngushtë me axhendën e përmirësimit të shërbimit për qytetarin shqiptar, të shërbimit në një kuptim tepër të gjërë, ku përfshihen automatikisht prioritetet qeverisëse të reformave për integrim. Ne do të ndërtojmë një kalendar të qartë të veprimeve ligjore dhe administrative, të marrëdhënieve institucionele por edhe të komunikimit me qytetarin. Rruga jonë e ardhshme për të përtërirë mandatet qeverisëse kalon detyrimisht nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë, qytetarë në kuptimin e shtetasve dhe detyrimisht nga pjesa më e madhe e territorit rural ku ende rriten shtetasit. Nuk mund të konceptoj një ndryshim pa gravitetin e duhur, i cili nuk krijon transformime të prekshme në cilësinë e jetës së familjeve të shtetasve të Shqipërisë. Në analizë të fundit kjo është përthyerja e asaj që ne e quajmë matricë europiane: vazhdimi i shndërrimit të mëtejshëm dhe konsolidimit të realitetit europian i jetës së qytetarëve shqiptarë.

Ky "metër europian" do të jetë thelbi i axhendës sonë edhe për parneritet dhe bashkëveprim me institucionet e Europës. Unë kërkoj që të strukturoni më mirë këtë ritëm dhe ndryshim, që do të shoqërohet natyrshëm edhe me një faturë financiare të logjikshme dhe kurajoze, që ne do ta përballojmë në emër të së ardhmes europiane të vendit.

Kjo që po them lidhet ngushtë me faktin se këto ditë doli edhe Raporti Vjetor për vitin 2003 i Komisionit Europian për progresin e bërë dhe problemet për t'u kuruar në përmbushje të detyrimeve të negociatave për Stabilizim Asociim të vendit tonë me Bashkimin Europian. Tashmë ky raport i është nënshtruar dhe po u nënshtrohet analizave të gjëra e të thelluara të institucioneve dhe të publikut të gjërë. Prandaj nuk besoj se mund të bjerë dikush lehtë në grackën prej balte që ngre shefi i opozites, Berisha, i cili, pasi na e paska studiuar, - nuk e di në ç'mënyrë, pasi ai nuk bashkëpunon me institucionet për të thithur informacionin e nevojshëm nga shteti dhe në funksion të rezultateve shtetërore, zyrtare të reformave për ecurinë e punëve - na paska arritur në konkluzionin se ai mund ta bëjë Shqipërinë antarë të BE-së në vitin 2010. Fishekzjarre të tilla nuk i ha më askush, si demogagji e radhës, sepse nëse ne themi në mënyrë realiste se do të jemi antarë të BE-së brenda vitit 2015, kemi parasysh sidomos dhe ata pesë vjet që Berisha e shtyu këtë vend prapsht me qeverisjen e tij të mbrapshtë, sikundër e dinë mirë të gjithë shqiptarët, kur në '97 ne e filluam në zero. Në lidhje me këtë raport jam shprehur qartë edhe unë si Kryeminister duke e vlerësuar ate si realist, të vlefshëm, nxitës për punën tonë në bashkëveprim me Komisionin Europian në të ardhmen. Ky raport është provë e bashkëveprimit e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të institucioneve të saj kushtetuese me të gjitha strukturat e Bashkimit Europian, dhe kjo është arritja më e madhe e qeverisjes sonë. Ju kujtj se kemi qenë në të gjithë, unë si Kryeministër më shumë se të gjithë, më të ashpër sesa raporti i BE-së për problemet, ritmet dhe progresin më të madh që duhet bërë në disa sektorë. Ndërkaq, kjo analizë e thelluar dhe specifike edhe për raportin do ta bëhet brenda javës që vjen në një mbledhje të posaçme të Komitetit Ndërministror të Integrimit.

Po i kthehem më konkretisht analizës së veprimtarisë tremujore të ekzekutivit:

A. Realizimet sipas matricës së projektakteve të ministrive.

Në periudhën Janar–Mars 2004, Këshilli i Ministrave ka zhvilluar gjithsej 13 mbledhje, në të cilat janë shqyrtuar dhe miratuar 191 prokjektakte (31 projektligje, 157 projektvendime dhe 3 udhëzime).

Sipas matricës së planifikuar të projektakteve, për tremujorin e parë janë 65 projektakte nga të cilat:
•Të realizuara në afat 46 projektakte;
•Të parealizuara 19 projektakte

Nuk është e vështirë të kuptohet se në mbledhjet e Këshillit të Ministrave ka pasur një volum të lartë pune në miratimin e projektakteve.

Megjithëse, siç e thashë analizën për çdo ministri në ditët në vijim, doja të tërhiqja vëmendjen për mosrealizim të plotë të matricës ministrive të mëposhtme: Minsitria e Rendit Publik, Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit e ndonjë tjetër. Vërehet se kemi ende një numër të madh aktesh në proces, çka do të thotë se puna jonë koordinuese nuk është në nivelin e ritmeve që duhet kapur. Për këtë arsye, urdhëroj që ministri për Koordinim dhe Sekretari i Përgjithshëm të evidentojnë brenda javës së ardhshme përgjegjësitë dhe metodikën e nevojshme për të kapur ritmet e kërkuara.

B. Realizimet sipas matricës së detyrave proritare që kemi përcaktuar së bashku janë si më poshtë:

Për periudhën Mars 2004 ishin planifikuar 3 prioritete:
•Kalimi në vartësi të ministrive i institucioneve në vartësi të Këshillit të Ministrave deri më parë, nën përgjegjësinë e Zëvendeskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Koordinimin;
•Miratimi i Ligjit për legalizimet e zonave informale, me titullar përgjegjës Ministrinë e Rregullimit të Territorit e Turizmit dhe Ministrinë e Pushtetit Vendor e Deçentralizimit.
•Miratimi i Ligjit kundër Financimit të Terrorizmit, me titullat Ministrinë e Drejtësisë.

Për e detyrën e parë, kanë përfunduar disa kalime por mbetën edhe 16 institucione qendrore, ku 14 prej tyre për vetë natyrën specifike dhe karakterin mbarëkombëtar, duhet të mbeten ende nën varësi qendrore të Këshillit të Ministrave.

Për detyrën e dytë, Ministria e Rregullimit të Territorit e Turizmit ka paraqitur për shqyrtim në Këshillin e Ministrave projektligjin përkatës dhe konstatohet një mungesë koordinimi përderisa ekzistojnë mendime të ndryshme nga disa ministri.

Për detyrën e tretë, Ministria e Drejtësisë nuk e ka përfunduar punën e nisur edhe pse tashmë drafti është gati.Tashmë është edhe në duart e Prokurorit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi i është nënshtruar një diskutimi të gjërë profesional dhe një kosulence ndërkombëtare që unë e gjykoj shumë të nevojshëm, për faktin se kjo është një fushë e re dhe e panjohur për ekzekutivin shqiptar.

C. Realizimet sipas matricës për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve

Projektaktet në matricat për këtë funksion të planifikuara në tremujorin e parë janë kryer në përgjithësi. Mbeten të papërfunduara ende 3 ku konkretisht:
•Nga Ministria e Rendit Publik: Projektvendimi "Për miratimin e rregullores për funksionimin e shërbimeve të Policise Kufitare" dhe ripunimi i ligjit "Për të huajt";
•Nga Ministria e Punëve të Jashtme: Rishikimi i legjislacionit dhe i kuadrit normativ për pasaportat diplomatike e të shërbimit.
•Nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Deçentralizimit: Porjektvendimi "Për tarifat e çertifikatave për përdorim jashtë shtetit", i cili parashikohet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 10.4.2004.

D.Planin e veprimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të rritjes së mëtejshme të arritjeve të strukturave përgjegjëse në luftën kundër krimit të organizuar,trafiqeve dhe korrupsionit. Efektivititeti i ndërtimit të parimit funksionues: "Drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar", tashmë po jep rezultatet e veta. Vetë qeveria dhe unë si Kryeministër kemi marrë një numër nismash që kanë sjellë përsosje të legjislacionit për t'i paraprirë forcimit të veprimeve dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Vlen të përmenden këtu studimi për lehtësimin e procedurave të liçensimit gjithashtu, që, siç e dimë, përbën një nga vatrat ku lind dhe kultivohet korrupsioni dhe ulen rritmet e zhvillimit të sipërmarrjes së lire. Ndërkaq është krijuar dhe po funksionon tashmë Komiteti i Parandalimit të Pastrimit të Parave, ndërsa është në përfundim studimi që rishikon të gjithë aktet ligjore që lidhen me konfliktin e interesave, studim i cili do të prezantojë edhe grafikun e ndërhyrjeve të nevojshme në këtë fushë sensitive, duke sjellë instrumentet në standartet bashkëkohore. Ritmika e programuar për të raportuar për masat e marra në luftën kundër korrupsionit nga ana e Ministrit të Shtetit pranë Kryeministrit ka dhënë gjithashtu rezultatet e veta.

Për periudhën e raportimit, pra Janar–Mars 2004, në këtë fushë ishin parashikuar që të merreshin 10 masa nga të cilat janë realizuar plotësisht 6 prej tyre, 2 janë në përfundim dhe 2 të tjerat në proces.

Këtu do të veçoja se:

•Është ngritur grupi i punës, i cili po punon për përgatitjen e projektligjit për amendimin e ligjit nr. 8770, datë 19.4.2001, "Për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike", nuk kë përfunduar, me institucion përgjegjës: Ministria e Rendit Publik, Mars 2004.
•Për forcimin e rolit të Urdhrit të Mjekut, nuk ka shifra krahasuese të numrit të ankesave me numrin e masave të marra nga Ministria e Shendetesise - gjate 2004.
•Nuk ka përfunduar miratimi i kartës së "Të drejtave të Pacientit", Ministria e Shendetesise, Mars 2004.
•Nuk janë ndërtuar rregulla të qarta dhe bashkërendim i efektshëm ndërmjet institucioneve që marrin pjesë në privatizim–Ministria e Ekonomisë, Janar 2004.

Zotërinj të kabinetit qeveritar të Koalicionit për Integrim,

Si konkluzion, nga analiza e bërë për realizimin e detyrave të vendosura për tremujorin e parë të Vitit 2004 evidentohet një volum i madh dhe mjaft i vlefshem pune që lidhen me përmirësime legjislative, e shprehur me frekuencën e lartë të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave apo të komiteteve ndërministrore, sasinë e akteve të shqyrtuara e të miratuara për çdo mbledhje, larminë e problematikave të trajtuara, përgjigjen në kohe të kërkesave dhe nevojave që lidhen me përballimin e situatave të veçanta emergjente, etj.

Por, nga ana, tjeter vihet re një aftësi e ulët në planifikimin e përmirësimeve legjislative nga ana e ministrive, e cila shprehet me realizimin jo të plotë të akteve të planifikuara nga vëte ato.
Me këtë rast më lejoni të theksoj se ende vihen re raste të punës që kryhet në kushtet e emergjencës, nxitimit dhe amendimit të shpeshtë të akteve, çka dëshmon për një punë të pamjaftueshme pararendëse.

Në këtë situatë kërkohen përmirësime të ndjeshme e të shpejta në praktikën e punës, si përsa i përket paraqitjes, pranimit të praktikave legjislative ashtu edhe për vlerësimin, redaktimin, koordinimin e deri në zbardhjen e akteve përfundimtare. E gjitha kjo lidhet me një punë të përditëshme ritmike, me një angazhim të të gjithë strukturave dhe me rritjen e përgjegjësisë së tyre, por edhe me ndëshkimet. Sidoqoftë, më në detaje për të gjitha këto do të ndalemi në analizat e sektoreve që do të bëjmë në ditët në vazhdim.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›