E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Integrimin Europian. Mbledhja e radhës e Komitetit u zhvillua në funksion të negociatave

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Integrimin Europian.

Mbledhja e radhës e Komitetit u zhvillua në funksion të negociatave të raundit të IV teknik me Bashkimin Europian për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Komiteti mori në shqyrtim ecurinë e deritanishme dhe axhendën që do të negociohet në këtë raund bisedimesh.

Në fillim të kësaj mbledhjeje, Kryeministri Fatos Nano vlerësoi se tashmë janë të njohura për publikun e gjerë rezultatet e këtyre negociatave, nenet që janë përfunduar, ata që janë negociuar dhe që presin të integrohen në marrëveshjen përfundimtare dhe nenet për të cilët zëvendëskryeministrja Zonja Meksi, me cilësinë e kryenegociatores si ministre e Integrimit, do të kryesojë delegacionin për të arritur konsensusin e nevojshëm me përfaqësuesit e Delegacionit Europian në proçesin e programuar dhe normal të krijimit të kuadrit përfundimtar të Marrëveshjes BE-Shqipëri për Stabilizim Asociim.

Kryeministri Nano i vlerësoi negociatat e raundit të IV teknik të një rëndësie të veçantë, pasi janë kaluar me sukses raundet politike.

"Po hyjmë në një etapë të re edhe më të vështirë madje, për shkak se duke adoptuar një sens të përbashkët me komisionin për futjen e standarteve dhe normativave europiane në ekonominë dhe funksionimin e institucioneve të administrimit publik në Shqipëri, do të përllogarisim edhe detyrat tona dhe kostot e përfitimet përkatëse", tha kryeministri Nano.

Duke u ndalur ne ceshtjen e marredhenieve Shqiperi - BE zoti Nano tha se ato jane ne zhvillim dhe reflektojne edhe një nivel të ri të realitetit, të institucioneve të administratës publike, të ekonomisë dhe të tregut të Shqipërisë, për rrejdhojë edhe shkallën e re të aktivizimit dhe të partenritetit të sipërmarrjes vendase me prioritetet e programit të Qeverisë.

"Pikërisht për këto arsye ky nivel negociatash kërkon një pjesëmarrje gjithnjë e më të gjerë dhe të strukturuar të aktorëve kryesorë të jetës politike dhe ekonomike të vendit, veçanërisht të faktorëve që krijojnë zhvillim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore", tha Z.Nano.

Kryeministri Nano përgëzoi punën e bërë nga zonja Meksi per hapat e nderrmare per zgjerimin e menjëhershëm të rrethit të partnerëve nga shoqëria civile dhe strukturat aktive dhe efektive të komunitetit shqiptar të biznesit në funksion të një përgatitjeje sa më koherente të negociatave që kemi përpara.

"E vlerësoj ftesën që zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja u ka bërë komisioneve të specializuara të Kuvendit të Shqipërisë për t'u treguar më aktivë dhe për t'u përfshirë në mënyrë më të llogjikshme dhe profesionale në këtë proçes negociatash. Besoj se kjo do t'i shërbejë përshpejtimit dhe dinamizimit substancial të këtij proçesi", u shpreh Kryeministri Nano.

Më pas, Zv/Kryeminister dhe minister i integrimit znj. Meksi raportoi lidhur me përgatitjet për raundin e IV teknik të negociatave për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, raund i cili do të ketë në axhendën e tij Protokollin mbi përcaktimin e konceptit të produkteve të origjinës dhe metodat administrative të bashkëpunimit, si dhe rishqyrtimin e çështjeve të mbetura të hapura nga raundi i III, siç është rikonfirmimi i listës së produkteve sensitive industriale shqiptare në ballafaqim me tregun komunitar etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›