Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike. Në këtë mbledhje u diskutua, shqyrtua dhe adoptua një paketë nde
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot pasdite mbledhja e Komitetit Ndërministror për Politikën Ekonomike.
Në këtë mbledhje u diskutua, shqyrtua dhe adoptua një paketë nderhyrjesh në proceduarat ligjore të prokurimit dhe për të azhornuar informacionin për prokurimet në investimin publik të këtij viti, në mënyrë që të ndihmohet qeveria dhe institucionet e saj të ndërhyjnë për të mos lejuar vonesa, për të bërë rialokimet nga vleftat e kursyera prej prokurimeve dhe tenderimeve te deritanishme si dhe per te orjenuar më mirë në tërësi investimin publik me prioritetet e vitin 2003 sidomos për periudhën e punës në të cilën ndodhemi.
Fillimisht Komiteti diskutoi Projektudhëzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik, "Për prokurimin publik" (në zbatim të ligjit nr.9064, datë 8.5.2003, "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7971, datë 26.07.1995,"për prokurimin publik." Projektudhëzimi ka si synim të unifikojë praktikat e prokurimit publik për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet dhe për të shmangur abuzime e veprime të mundëshme korruptive nga entet prokuruese.
"Ndryshimet që propozohen, tha Kryeministri, konsistojnë në përcaktimin e saktë të ofertuesve të suksesshëm për përdorimin e fondeve publike dhe miratizimin e tyre, paraqitjen e dokumenteve të ofertës nga kandidatë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit, mënyrën e marrjes në dorezim të oferatve si dhe për të bërë riformulime dhe saktësime termash''.
Komiteti shqyrtoi dhe miratoi më pas Dokumentet standarte dhe manualin e përdoruesit për prokurimet publike në mallra, shërbime e ndërtime, si dhe diskutoi për probleme të administrimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH).
Në fund Komiteti Nderministror i Politikave Ekonomike diskutoi për ecurinë e deritanishme të realizimit të prokurimive, sipas vendimeve nr. 675, datë 20.12.2002 dhe nr.146, datë 7.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuara për mallrat, shërbimet dhe ndërtimet".
Reth këtyre problemeve anëtarët e Komitetit dhe ekspertët që merrnin pjesë në mbledhje, në diskutime dhanë mendime si dhe bënë propozime përkatëse.
Komiteti miratoi projektvendimet për t'i kaluar për miratim në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave.