"E ndjem shperthimin edhe ne Kosove"
Pas tragjedise se shperthimit te municioneve ne depon e Gerdecit, Ministri i Transporteve te Kosoves, Fatmir Limaj dhe Ministri i Rendit, kane mberritur dje ne Tirane. Ministri Limaj e Bajaziti kane shkuar ne Bashkine e Vores. Po keshtu dy ministrat e ardhur nga shteti me i ri, kane takuar edhe ministrin Bujar Nishani dhe Kryeministrin Sali Berisha. Ministri i Transporteve ne Kosove Limaj tha se, eshte duke ndjekur me dhimbje ngjarjen ne Gerdec. "Kosova do te jape mbeshtetje maksimale per kete tragjedi”, tha Limaj. Nderkohe qe ministri i Rendit ne Kosove Bajazit deklaroi se tashme kane hapur nje numer llogarie ne Kosove per te ndihmuar te mbijetuarit e kesaj tragjedie. "Na u duk sikur shperthimi ndodhi ne Mitrovice, pasi e ndjeme”, shtoi Limaj.