E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën padi, dëmtuan ashensorin

28/01/2009  Mbetën brenda, e hapën me forcë

KORÇE - Katër të rinj, banorë të qytetit të Korçës janë paditur për veprën penale të shkatërrimit të pronës nga pronari i “City Center”, një ndërtesë kjo që ndodhet në lagjen nr 9 të këtij qyteti, ku përveç lokaleve në katet e sipërme, kryhen dhe një sërë aktivitetesh të tjera të ligjshme. Katër bashkëmoshatarët dhe konkretisht R. F. 19 vjeç, J. XH, 19 vjeç, DH. J. 17 vjeç si dhe E. F. 16 vjeç, që të katër banorë të qytetit të Korçës, kishin dëmtuar dyert e brendshme të ashensorit të kësaj ndërtesë, duke ushtruar dhunë fizike. Nga të njëjtat burime mësohet se gjithçka kishte ndodhur në orët e vona, pas mesnate, (ora 01.00) kur katër autorët e kësaj ngjarjeje ishin bllokuar në katin e 6 të kësaj ndërtese, në çastin kur ashensori kishte mbetur i bllokuar. Katër të rinjtë, duke mos kërkuar ndihmën e personelit të “City Center” kishin përdorur forcë fizike me qëllim për të dalë që andej, por njëherazi kishin lënë të dëmtuar ashensorin e kësaj qendre. Tashmë katër personat e përmendur më sipas akuzohen për veprën penale të shkatërrimit të pronës, ndërsa ndiqen në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›