Sillet në atdhe trupi i pajetë i Jani Golajt
28/01/2009 Nga pika doganore e Murriqanit. Familjarët: Shteti ynë të angazhohet për gjetjen e Spiros
SHKODER- Trupi i pajetë i peshkatarit nga Vlora Jani Golaj është rikthyer dje në atdheun e tij nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Muriqanit. Jani Golaj së bashku me vëllain e tij Sotirin dhe Romeo Pulizion kishin humbur në ujërat e Detit Adriatik, pasi rrymat ujore i kishin futur në det të hapur që nga 18 janari i këtij viti. Megjithë përpjekjet maksimale të forcave tona detare atyre malazeze dhe kroate vetëm pas gjashtë ditësh kërkimi u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të Jani Golajt, i cili u rikthye dje në atdhe përmes pikës së Murriqanit.
Rikthimi i trupit
Trupi i vlonjatit i kthyer rreth orës 14:30, u prit nga 14 familjarët e tij, të cilët kishin udhëtuar nga Vlora për në Shkodër për marrjen e njeriut të tyre të zemrës. Pas dorëzimit të trupit nga pala malazeze tek pala jonë në pikën e Murriqanit, familjarët e Jani Golajt e morën birin e tyre dhe menjëherë u nisën me shpejtësi në drejtim të qytetit të Vlorës, ku kanë mbërritur rreth orës 19:00 të mbrëmjes. Për pritjen e trupit të pajetë në familjen Golaj ishin mbledhur shumë të afërm, miq dhe shokë ku është dëgjuar vetëm vaji dhe kuja. Familjarët Golaj janë shprehur se zoti i shpëtoi djemtë e tyre, por u mbytën nga shteti, i cili nuk ju dha ndihmën e nevojshme, por i la në det të hapur 5 ditë derisa u mbytën, sepse nuk kishin më fuqi të mbaheshin më në gomone. “Nëse do të kishte qenë ndonjë i afërmi i ndonjë pushtetari apo ministri do të ishin ngritur për kërkim nga deti dhe ajri shumë mjete dhe forca për shpëtimin e tyre, ndërsa për tre personat që ndodheshin në gomone dolën për kërkim vetëm dy anije dhe një helikopter vetëm një ditë”, u shprehën shumë prej tyre. Nga ana tjetër të afërmit e dy vëllezërve Golaj nuk lanë pa shprehur dhe indinjatën e tyre në lidhje me vendimin e autoriteteve kroate, të cilët nuk i kishin lejuar ato që të marrin ndonjë kontakt me Romeo Pulizion, të mbijetuarin e vetëm e kësaj tragjedie për të mësuar diçka më shumë se si kanë rrjedhur ngjarjet. Romeo Pulizi ishte njëri nga tre peshkatarët që ndodhej në gomonen e mbetur në det të hapur. Pulizio u gjet i gjallë nga trupat detare kroate në ishullin Mljet të Kroacisë, ndërsa për dy vëllezërit Golaj fati ishte i ndryshëm, pasi njëri u gjet i vdekur, ndërsa tjetri nuk është gjetur ende.
MBËRRITJA
Trupi i pajetë i peshkatarit nga Vlora, Jani Golaj, është rikthyer dje në atdheun e tij nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Murriqanit. Trupi i vlonjatit i kthyer rreth orës 14:30, u prit nga 14 familjarët e tij, të cilët kishin udhëtuar nga Vlora për në Shkodër.
KËRKESA
Gjatë kohës së pritjes së trupit në Murriqan, 14 familjarët dhe të afërmit e Jani Golajt kanë kërkuar angazhim maksimal të shtetit për gjetjen e trupit të Sotir Golajt, vëllait të Janit që ka mbetur në ujërat e Adriatikut pa u gjetur ende.
INDINJATA
Të afërmit e dy vëllezërve Golaj shprehën indinjatën e tyre në lidhje me neglizhencën e shtetit shqiptar dhe vendimin e autoriteteve kroate, të cilët nuk i kishin lejuar ato që të marrin kontakt me Romeo Pulizion, të mbijetuarin e vetëm për të mësuar diçka më shumë.
TRAGJEDIA
Jani Golaj së bashku me vëllain e tij Sotirin dhe Romeo Pulizin kishin humbur në ujërat e Detit Adriatik, pasi rrymat i kishin futur në det të hapur që nga 18 janari i këtij viti. Pulizi u gjet i gjallë, Jani Golaj i pajetë, ndërsa nuk është gjetur ende Spiro Golaj.