Trashani: Rrëzohet Biberaj, legjitimohet Rusmali
28/01/2009 Islami: Shqipëria me kredenciale provizore.
KE-ja do të hetojë deri në fund procedurat e Topallit
Këshilli i Europës do t’i shkojë deri në fund çështjes së hetimit për zbatimin e procedurave nga Kuvendi i Shqipërisë për zëvendësimin e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare. Kryetari i Komisionit të Rregullores në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, deputeti britanik John Greenway, thekson se komisioni që kryeson do të hetojë e hartojë një raport dhe do ta paraqesë atë në Asamble. “Asambleja do të marrë vendim se çfarë do të ndodhë. Unë në asnjë mënyrë nuk dua të paragjykoj se çfarë do të thotë komisioni im apo çfarë do të bëjë Asambleja në fund”, - thekson Greenway, ndërsa shton se nuk ka ndonjë ndëshkim për anëtarët e delegacionit shqiptar. Ndërkohë sfidimin e kredencialeve të delegacionit shqiptar nga anëtarë të APKE-së Greenway e cilëson si një veprim tejet e pazakonshëm. “Në këtë rast ka ndodhur, sepse disa kolegë janë të shqetësuar për mënyrën e trajtimit të deputetit Biberaj (siç e shohin ata), të cilit i është tërhequr anëtarësia. Ai thotë se ishte pa paralajmërim. Unë nuk e di. Unë nuk mund të shpreh qëndrim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, kjo përveçse rregullat tona parashohin që komisioni im tani të shqyrtojë këtë çështje me urgjencë”, - thotë deputeti britanik. Sipas tij, kjo çështje do të shqyrtohet dhe më tej do t’i propozohet Asamblesë Parlamentare të zhvillojë të enjten në mëngjes një debat. Sfidimi i kredencialeve në Asamble është bërë nga deputeti hungarez Matyas Eorsi, i cili dy ditë më parë gjatë debatit në Asamble tha se kemi arsye të besojmë se një nga anëtarët tanë u hoq në një mënyrë që shkel rregullat e aplikueshme. Eorsi në fjalën e tij pati parasysh zëvendësimin e deputetit Biberaj me deputetin Ilir Rusmali përmes një procedure jo në përputhje me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Pas sfidimit të kredencialeve delegacioni shqiptar ka zënë vendet në mënyrë provizore në Asamble. Delegacioni shqiptar ka të drejta votimi dhe të drejtë fjale, por nuk mund të votojë për kredencialet e veta.
Argumenti
Situata në të cilën ndodhet delegacioni shqiptar në Këshillin e Europës dhe sfidimi i kredencialeve të tij ka të bëjë me dyshimet për shkeljet procedurale të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për zëvendësimet në delegacion. Fillimisht Topalli nxori si pretekst për zëvendësimin abuzimet që janë bërë nga deputeti Biberaj me dietat. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PD-së e ka cilësuar ndryshimin si çështje të kësaj partie.