Nën perandorinë e modës
Fatbardha Aliaj, stilistja e një prej shkollave më të famshme të modës në Milano, Instituti i Modës Burgo, tregon lidhjet shqiptare me këtë “perandori” të modës në të gjithë botën. Leksioni i stilistes se si mund të përgatitet koleksionisti i ri
Nën perandorinë e modës
Suela Furriku
Hera e parë që në traditën e modës shqiptare kontribuojnë elementë të huaj nëpërmjet koleksioneve të tyre në “Albania Fashion Week”, Pranverë–Verë 2009. Për shtatë ditë me radhë në ambientet e hotel “Sheraton” janë prezantuar një sërë koleksionesh të stilistëve shqiptarë dhe atyre të huaj nga Bosnja-Hercegovina, Agatha Ruiz dela Prada - Spanjë, Charles Svingholm në Angli, Greqi etj. Po ndërkohë, ajo që i ka dhënë më tepër rëndësi dhe peshë këtij aktiviteti është transmetimi i sekuencave të saj në kanalin televiziv më të madh të Modës në botë, Fashion TV. Tendenca të reja, larmi ngjyrash dhe punë të pavarur ka prezantuar edhe stilistja Fatbardha Aliaj natën e mbrëmshme, nëpërmjet dizajnimit të studentëve të filialit, të një ndër shkollave më të famshme të modës, në Milano, Instituti i Modës Burgo. Drejtuesja, e cila ka të drejtën ekskluzive të IMB-së për Shqipërinë, ka shfrytëzuar programet e veçanta që ofronte kjo shkollë të bazuara në koncepte të qarta që duke u ndërthurur me një kombinim teori-praktikë, nën kujdesin e saj, studentët kanë bërë të mundur realizimin e veshjeve sportive, klasike dhe moderne.
Puna e saj me studentët, procesin e bashkëpunimit, ajo ka preferuar ta rrëfejë në një intervistë në “standard”.
Cili ishte koleksioni që prezantuat në javën e modës pranverë-verë?
Në këtë sfilatë është prezantuar puna e studentëve e një ndër filialeve të Institutit të Modës Burgo në Milano, këtu në Tiranë. Koleksioni me të cilën u përfaqësuam ishte një koleksion me larmi stilesh, veshjesh dhe ngjyrash. Këta studentë kanë stiluar një mori veshjesh, ashtu siç e kanë imagjinuar ata vetë. Dua të them që puna jonë nuk është bazuar në një linjë apo temë të caktuar, për të sjellë veshjet që janë prezantuar. Në këtë mënyrë ne jemi mbështetur në një larmi stilesh, pra në një farë mënyre kemi prekur pak nga të gjitha hibridet e modës. Kemi prekur veshjet casual, veshjet sportive, të mbrëmjes, të koktejit etj.
Po roli juaj, cili është në këtë rast?
Unë jam drejtuesja e Institutit të Modës Burgo në Tiranë, i cili është filiali i IMB-së së Milanos. Kam të drejtën e ekskluzivitetit të këtij instituti për Shqipërinë, aty ku unë jam diplomuar dhe në këtë rast unë jam drejtuese dhe pedagoge e studentëve pjesëmarrës.
Sa studentë kanë prezantuar punën e tyre?
Kanë qenë më shumë se dhjetë studentë që kanë paraqitur punimet e tyre në këtë sfilatë. Ky është evenimenti i tretë në të cilën ne marrim pjesë. Gjithashtu, mund të them se është një ndër aktivitetet më prestigjioze, ku për mua është shumë e rëndësishme pjesëmarrja në javën e modës, meqenëse po operojmë me punën e studentëve. Kjo do të thotë që ne arrijmë të ngjitemi në një ndër pasarelat më prestigjioze me punën e disa studentëve ende të padiplomuarve, është një arritje për ne.
Cilat janë aktivitetet e tjera ku keni qenë pjesëmarrës?
Në korrik të këtij viti kemi organizuar një sfilatë me studentët e Tiranës dhe Fierit këtu në kryeqytet. Ata paraqitën një koleksion me veshje të llojeve të ndryshme në kuadër të mbylljes së vitit shkollorë 2007-2008, të cilat ishin përzgjedhur si puna e tyre më e mirë. Aktiviteti është vlerësuar shumë pozitivisht nga ekspertë të modës vendas, si dhe njëkohësisht edhe nga përfaqësuesit e Institutit të Modës Burgo në Milano. Duke marrë spunto nga ky sukses, organizatorët e spektaklit “Dea 2008” besuan idejimin e veshjeve të studentëve tanë, ku pikërisht më datë 2 nëntor është organizuar java e modës, ku një javë më vonë studentët e IMB-së u ngjitën në pasarelë me veshjet e tyre. Është një përgjegjësi e madhe meqë synojmë të jemi shkolla më e madhe e modës në Shqipëri, jemi çdo ditë në përpjekje të vazhdueshme për të arritur standarde të njëjta me ata të studentëve evropianë të të gjitha shkollave të modës.
Cila është praktika që ndjekin studentët tuaj për të arritur këto standarde?
Instituti i Modës Burgo është një “perandori” në të gjithë botën. Ai ka shtrirje të gjerë në shumë shtete, por edhe Shqipëria është bërë tashmë pjesë e saj nëpërmjet dy degëve të saj në Tiranë dhe në Fier. Studentët përgatiten intensivisht në një kurs dyvjeçare duke ndërthurur paralelisht praktikën dhe teorinë. Ajo që kurorëzon të gjithë punën e tyre janë padyshim sfilatat, të cilat i kemi prezantuar me dinjitet dhe me një nivel shumë të arritur.
Cila është periudha që kanë shfrytëzuar studentët tuaj për të sjellë koleksionin e mbrëmshëm në javën e modës?
Kjo është një punë e realizuar në vazhdimësi, por në mënyrë më intensive ata kanë punuar në dy muajt e fundit.
Më thatë që më shumë se dhjetë studentë do të prezantojnë frytet e një periudhe të gjatë pune si dhe mjaft intensive, e në këtë mënyrë edhe punimet e tyre kanë qenë të shumta. Si është bërë përzgjedhja e veshjeve që kanë prezantuar ata mbrëmë?
Zgjedhja e tyre është bërë në bazë të shijeve të tyre individuale, e sigurisht edhe nën kujdesin tim. Është një seleksionim i përbashkët të disa ideve të konkretizuara si punët më të mira për t’u paraqitur mbrëmë në sfilatë. Ata kanë pasur shumë ide, shumë punë dhe veshje të llojeve nga më të ndryshme, por në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përzgjedhur ato që ne kemi menduar se janë më të realizuarat dhe më të qëndrueshmet.
Çfarë materialesh shfrytëzoni për punimet tuaja?
Duke qenë se ne dizajnimi në të gjitha stilet e veshjeve, si sportive, veshje mbrëmjesh etj., sigurisht edhe materiali që përdorim është i ndryshëm duke filluar që nga xhinsi, nga materialet velu, saten, elastike, me shkëlqim, me xixa etj.
E ndërkohë, cilat janë tendencat e pranverë-verë 2009?
Tendencat e këtij sezoni do të jenë përsëri ndërthurja e shumë ngjyrave. Do të jetë kolori ai që do të dominojë si tendencë në veshjet e stinëve pasardhëse, por më tepër do të shohim ngjyrat rozë, lejla, bojëqielli, e bardha etj. Pra, do të mbahet i njëjti ritëm i viteve të kaluara, pasi ngjyrat do të mbizotërojë sërish edhe këtë vit.
Ku qëndron ndryshimi i koleksionit tuaj me stilistët e tjerë?
Ne nuk jemi një shtëpi mode që ndjek një linjë të caktuar pune, ku të gjithë studentët do mund të bazoheshin në një ide të vetme për të prezantuar një “produkt” të vetëm. Nuk ndjekim këtë rrugë, siç mund të përgatitet koleksioni i një stilisti. Ky i fundit, duke u nisur nga ngjyrat që propozohen për sezonin e ardhshëm nëpër site të ndryshme ndërton punën e tij/saj. Ne nuk e stilojmë asnjë veshje mbi bazën e kësaj metode, por puna e tyre është një formë shprehjeje nëpërmjet ngjyrave të kohës, pra duke iu përshtatur ambientit, sezonit etj.
Çfarë elementesh e dallojnë dizajnin e tyre nga koleksionet e tjera?
Po sigurisht që ka shumë elementë që i dallojnë ata nga koleksionet e tjera, ashtu siç është edhe vetë bota e modës. Ka shumë elementë dekorativë që ata i përdorin por në mënyrë të pavarur, ku në këtë formë ata shprehin edhe individualitetin e tyre, pa ndërhyrjen time. Kjo është një nga pikat më të forta të shkollës sonë ku stilistët -studentë e shfrytëzojnë në maksimum fantazinë e tyre në shërbim të modës. Janë idetë e tyre ato që udhëzojnë linjën profesionale.
Në sfilatën e mbrëmshme, a kishte veshje të stiluara nga dora juaj?
Mbrëmë nuk isha për të prezantuara veshjet e stiluara nga unë vetë, por të studentëve të mi. Ishin ata që duhej të dilnin, të prezantoheshin apo të shiteshin në tregun e modës.
Cili ishte kontributi juaj në të gjithë koleksionin e stilistëve të rinj?
Të them të drejtën gjithnjë kam qenë shumë kërkuese nga ata dhe kritika më ka udhëhequr gjithnjë. Duke pretenduar vetëm për standarde të larta, kam synuar që ata të arrijnë të dizajnojnë veshje sa më cilësore dhe të pëlqyeshme për masën. Kam kërkuar edhe përfshirjen e detajeve të holla që kanë një influencë shumë të madhe në stilim, por gjithnjë pa e censuruar aspak fantazinë e tyre rinore në veshje. Por parimi që ne ndjekim përgjithësisht është bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes njëri-tjetrit.