Bush rendit arritjet në fjalimin e fundit
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, mbrojti arritjet e administratës së tij gjatë fjalimit të fundit televiziv në cilësinë e Presidentit të vendit. Ai u shpreh se administrata e tij shpuri demokracinë në Irak dhe në Afganistan dhe arriti të parandalonte një sulm tjetër terrorist në truallin amerikan pas atij të 11 shtatorit. Bush tha gjithashtu se ishte përballur energjikisht me krizën financiare. Bush do të largohet nga detyra më 20 janar, ditën kur Barak Obama do bëjë betimin presidencial.