Pluralizëm i shprishur
Pas monizmit, shqiptarët u dehën nga mrekullia e pluralizmit. I harruan radhët e gjata e të mundimshme të bukës, të qumështit e të ushqimeve dhe fi lluan të mësynin kioskat që në pikë të mëngjesit, për të blerë gazetat opozitare. Kishte etje e padurim për të shijuar lirinë e pakontrolluar të shprehjes. Nuk kafshohej më gjuha e nuk kthehej koka pas. Fjala e lirë, e shqiptuar nga opozitarët e rinj nëpër gazeta, mitingje kundër regjimit, përpihej, gëlltitej, pa u përtypur. “Çeku i bardhë”, edhe pse si karrem i njëjtësuar me “lugën e florinjtë” të pasluftës, pat shërbyer asokohe si një ëndërr e bukur që përcillej si realitet, edhe me sy hapur. Kush e kundërshtonte si të pamundur iluzionin e “çekut të bardhë” që do të dhuronte Perëndimi bashkë me futjen tonë të menjëhershme në Evropë, e kishte më se të sigurt të cilësohej armik i demokracisë, kriptokomunist, i pandreqshëm, nostalgjik, pse jo edhe antikombëtar i betuar. Kujtuam se njëherë e përgjithmonë ishte vrarë e kishte ngordhur “lepuri” i frikës në barkun e durimit.
Nga një parti me “unitet të çeliktë” u bëmë me shumë parti. Rrjedhimisht edhe me shumë kryetarë. Fjalët “lider” e “lidership” na u bënë si bukë e djathë. Nuk ka gjë më të kollajtë dhe më dobiprurëse sesa të bëhesh (të vetëshpallesh) kryetar i një partie! Ca u përzgjodhën e ca u emëruan. Të gjithë dolën të fituar. Sot, të jesh kryetar i një partie, qoftë edhe të paqenë, vetëm me gruan e fëmijët si anëtarë “të ligjshëm” e formalë, është veprimtari më fitimprurëse se të lërosh tokën apo të hapësh një biznes. Aktualisht kemi mbi 120 parti, pa përmendur sindikatat, shoqatat “e pavarura” dhe OJF-të e panumërta. Në Shqipërinë “dixhitale” ka më shumë parti se fabrika, baxho dhe punishte. Sikur bizneset të kishin të punësuar aq sa janë anëtarë partie (të regjistruar) nëpër 100 e ca parti, ne me siguri do të ishim vendi më i zhvilluar në Evropë!
Nuk gabojmë po të thuhet se pluralizmi ynë i kuturusë dhe i hiçmosgjësë e ka kapërcyer tanimë çdo cak të nevojave po se po, por edhe të raportit të drejtë me numrin e popullsisë. Ky lloj pluralizmi deledash, nëpërmjet “tryezave të partive” e ka bërë parlamentarizmin një farsë të dalë boje, të cilën askush nuk e merr seriozisht. Si çdo gjë tjetër në këtë vend, nj’ashtu si mjedisi, asetet, trashëgimia, vlerat dhe pasuritë kombëtare, edhe pluralizmi është shpërdoruar, shprishur e shfytyruar mos më keq. Jo vetëm pse kryetarët e minipartive, si në të djathtë e në të majtë, u detyruan me kod zgjedhor të bëhen klientë pa din e pa iman i të mëdhenjve, por se pluralizmi, madje edhe oponenca e konkurrenca, këto instrumente të domosdoshme të demokracisë, janë instaluar pa rregulla, si çdo kioskë dhe ndërtim pa leje.
Pluralizmi tanimë nuk është më pronë e qytetarëve, një drejtë e tyre dhe e patjetërsueshme, një aset i pazëvendësueshëm dhe i ligjëruar me Kushtetutë, sepse është privatizuar dhe (sh)përdoruar nga dy apo tre kryetarët e përjetshëm të partive, duke u bërë një mall i mbetur stok në magazinën pa inventar të shoqërisë, për shkak të inflacionit që ka pësuar sistemi i vlerave morale e materiale. Partitizmi, si veprimtari e nevojshme dhe dobiprurëse, duke marrë më tepër inerci e ndikim në shoqëri nga sa i takon, për shkak të mbifuqisë që i kanë dhënë vetes kryetarët e partive kryesore, e ka tjetërsuar dhe denatyruar pluralizmin, bashkë me demokracinë.
Ndaj pyetja, pas gati një çerek shekulli me/në pluralizëm, është e natyrshme: A kemi sot një pluralizëm të njëmendtë, të dobishëm, liridhënës, asish që ta detyrojë sistemin demokratik të funksionojë vetvetiu, për së mbari, normalisht, ligjërisht e moralisht nëpërmjet kontrollit reciprok të liderëve e, rrjedhimisht, edhe të konkurrencës së ndershme të fuqive e faktorëve politikë, nëpërmjet trysnisë së opinionit publik? Që do të thotë: A ekziston tek ne një pluralizëm funksional dhe jetik për një shoqëri të mirëfilltë demokratike? Përgjigjja e drejtë dhe e saktë e këtyre pyetjeve mund të shpjegojë e qartësojë përse ndër ne, - shqiptarët e vitit 2013! - demokracia ka ecur si gaforrja, mbrapsht; d.m.th., përse ajo, - demokracia pra! - prej gati një çerek shekulli vazhdon të ngarendë e të gjallojë me kaq vështirësi, pengesa, stërkëmbësha, mangësi, ngërçe, konflikte, defekte dhe sherre të ndërsjella?
Sigurisht që nuk e ka fajin demokracia, të metat që ka ky sistem, ende i papërkryer. Madje as mungesa e kulturës demokratike të popullit, si thuhet rëndom, sesa instalimi i gabuar, djallëzor, qëllimkeq dhe i mbrapshtë i pluralizmit në jetën tonë shoqërore e politike. Hollë-hollë ky nuk është pluralizëm, është kinse pluralizëm. Një pluralizëm i tredhur që në fëmijërinë e vet. Afërmendsh, nuk mund të ketë demokraci normale e funksionale, nëse pluralizmi sendërtohet kësisoj, fals, i cungët, i gënjeshtërt, i ngjizur artificialisht në trupin e sëmurë të këtij tranzicioni të paanë e të pafund!
Nëse do të përjashtojmë veten, si një popull (votimet e provojnë qartazi këtë!) të cilit, për fat të keq, si në një mallkim historik vazhdon t’i shijojnë më shumë gënjeshtrat dhe mashtrimet e liderëve partiakë sesa e vërteta e hidhur, kujt i bie përgjegjësia, për të mos thënë faji? A nuk e provojnë sallat dhe sheshet e rrëmbushura ding të kësaj fushate që shpërndan drogën e premtimeve pa kursim, se çfarë lloj pluralizmi i kastruar, dyngjyrësh, dybajrakësh, një betejë për jetë a vdekje mes dy krerësh, është instaluar në Shqipëri?
***
Sepse pluralizmit fillimisht iu zhvleftësua Fjala.
Krerët partiakë, duke e zhvleftësuar qëllimisht Fjalën publike, duke e përdorur e keqpërdorur atë më së shumti si baltë të hedhur mbi fytyrat e kundërshtarëve dhe jo si argument bindës, kanë kryer ndërkohë edhe sterilizimin e opinionit publik. Tash ne jemi një shoqëri së cilës nuk i bëjnë më asnjë efekt skandalet, sido të jenë ato, me vjedhje votash e korrupsion milionash euro, me vrasje të protestuesve paqësorë, apo me premtime të pambajtura... Edhe pse quhemi shoqëri pluraliste, ne jemi të vetmit në mbarë ish-Lindjen komuniste që prej mëse 23 vitesh nuk i kemi ndërruar e “qarkulluar” me votë përçorët e kopesë, liderët partiakë. Madje, këta, si për ta sfiduar e shprishur përfundimisht kuptimin e pluralizmit, janë vetëshpallur udhëheqës “historikë”, d.m.th. të pandryshueshëm e të pazëvendësueshëm! Asnjë parti nuk e ka të kufizuar mandatin e kryetarit. As fuqinë dhe as tahmanë e tyre. Kjo do të thotë: Votoni si të doni ju, të dashur zgjedhës, mendoni e gjykoni si të dëshironi, jeni të lirë. Por ta dini: Ne do të jemi e do të mbetemi aty, në krye të sofrës! Si në pozitë, edhe në opozitë!
E pra, a mund të quhet ky pluralizëm funksional nëse, sido që të venë punët dhe hallet e shoqërisë, do të jenë e do të mbeten, njëlloj si në diktaturë, të njëjtët udhëheqës, pavarësisht nga zullumet dhe bëmat e tyre? Ç’dallim ka një demokraci jofunksionale, e deformuar, konfliktuale, e cungët, e sherrosur, pa dritë në fund të tunelit, nga një diktaturë që të dënon dhe nuk të lejon t’i shash me zë udhëheqësit “historikë e të lavdishëm”? Ç’vlerë shoqërore dhe morale ka ky lloj pluralizmi që të lejon t’i tallësh, n’daç edhe me skeçe, satirë e parodi, apo edhe t’i mallkosh sa të duash e ku të duash, nëpër ekrane a kafenera, por ama pa i zëvendësuar e ndërruar dot liderët, sido që të venë punët e Shqipërisë?
Një pluralizëm i tillë, që nuk ofron modele të pastra morale, ku të gjithë janë të ndyrë, ku të pafajshmit ndihen të pambrojtur, të braktisur dhe kriminelët të pandëshkuar, ku zyrtarët e lartë nuk ikin “në drejtim të paditur”, si kriminelët ordinerë, por herë me “procedura” dhe ca më shpesh me imunitet të pakufizuar, na e mbajnë kokën në morsë që të detyrohemi të zgjedhim “me votë” jo më të ligun, por më pak të dëmshmin, nuk ka se si të gjenerojë dhe të ofrojë demokraci për qytetarët.
***
Para disa ditësh, Sindikata e Pavarur e Kalasë e nderoi kryeministrin aktual me medaljen e saj më të lartë, me sa më kujtohet, me njëfarë “Sindikalisti veteran”. Pas tyre, shoqata “Tirana” i dha atij titullin “Fisnikëria e qytetit”, me motivacionin se Berisha, si një ish-mjek dhe udhëheqës i lartë, paska bërë mrekullira dhe reforma të rëndësishme në mjekësi... Në këtë përsiatje ndoshta nuk ia vlen të analizohen meritat e kryeministrit në këto fusha, pasi nuk ka shqiptar që nuk i di meritat e tij. Ndaj besoj se ky mund të jetë rasti i parë dhe i vetmi në botë, që kur kanë lindur sindikatat, që të dekorohet prej tyre një nga shefat më të lartë e më jetëgjatë të qeverisë, të një qeverie që ka vrarë te dyert e saj katër qytetarë. Por edhe sikur ky udhëheqës të ketë pas qenë Les Valesa kjo nuk mund të bëjë vaki, se sindikalizmi ka lindur si nevojë e të pambrojturve nga abuzimet e pushtetit dhe parasë dhe jo si mercenarizëm.
Shembujt e mësipërm provojnë, ashtu si peticionet e intelektualëve, se si ka katandisur ajo që quhet “shoqëri civile”, duke përfshirë në këtë nocion përmbledhës gjithë klientelën e sotme “pluraliste”, sindikatat, shoqatat, OJF-të dhe organet e pavarura me ligj, si: gjykatat, KQZ, KKRTSH, KLSH, ILKDP, etj., etj. Ka shumë shembuj që provojnë se këto institucione të domosdoshme të pluralizmit, ashtu si partitë e vogla, të cilat detyrohen të hyjnë “në koalicion” që të mbijetojnë kryetarët e tyre, janë bërë “rripa transmisioni” (njëlloj si ish- Bashkimet Profesionale dhe BRPSH-ja dikur, në zgjedhjet e para pluraliste) jo dhe aq të dy partive më të mëdha, sesa të kryetarëve të tyre fuqiplotë. Ky është dëmi më i madh që i kanë shkaktuar minipartitë, sindikatat, shoqatat, institucionet, OJF-të, të cilat vitet e fundit nuk shërbejnë më as si rimel mbi fytyrën e veteranes së keqpërdorur që quhet ‘pluralizëm’.
***
Në këto vite kam pas dyshuar se shoqatat dhe sindikatat, Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës, Teatrot, gjykatat, KQZ, RTSH, Galeria e Arteve, ish-Lidhja e Shkrimtarëve, etj., etj, institucionet, kanë degraduar fizikisht e moralisht për shkak të injorancës, favoreve, klientelizmit dhe babëzisë së krerëve të tyre, të cilët, njëlloj si kryetarët e partive, nuk bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme në këto institucione, po i mbajnë ato për së gjalli, deri në vdekje, me mish nëpër dhëmbë, qoftë edhe duke e bërë fytyrën blozë te ai kryetar partie që i ka emëruar e përzgjedhur. KQZ-ja po shkon në zgjedhje me katër ushtarë të bindur partiakë, të një uniforme; ashtu sikundër Akademisë së Shkencave dhe RTSH-së i ka kaluar me kohë kufiri ligjor për zgjedhje të reja dhe nuk kujtohet kurrkush! Por zor se beson dikush se mund të vijë ndonjë ndryshim për mbarë po të ndodhë ndryshe, d.m.th. po të bëhen zgjedhje të reja në këto institucione!
Por kjo është vetëm ana e dukshme e kësaj mbrapshtie. Në të vërtetë qëllimi ka qenë më djallëzor. Këto institucione janë denatyruar dhe shfytyruar qëllimisht qysh në fillesat e pluralizmit, që të shërbejnë si fasadë, si imazh i rremë i demokracisë, si gjoja respekt për lirinë dhe për të drejtat e njeriut, si mjete dhe si “leva” të cilat mund të përdoren kollaj, në rast nevoje, si armë trushpëlarëse, si lavatriçe mediatike për fytyrat e pista të autokratëve dhe diktatorëve. Ja përse e kanë shprishur pluralizmin dhe aspiratën për demokraci, që nesër, nëpërmjet “levave” të lajnë duart, si Pons Pilati e të thonë: A mund të bënim më shumë se kaq në një vend të tillë pa kulturë demokratike dhe me shoqëri civile kaq të gjymtuar?!
Druaj se kjo katrahurë do të jetë e vështirë të ndreqet.