Si u arrestua kunati i Enver Hoxhes

Ish-funksionari i larte i Ministrise se Policise te viteve te para te pasluftes tregon momentet kur miku i tij i afert Bedri Spahiu me detyren e prokurorit te Pergjithshem e therriti ne sallen e gjyqit ku do te denoheshin ish-qeveritaret e Shqiperise mes tyre kunati i Kryeministrit Enver Hoxha. Pse prokurori ndihej i emocionuar para ish-ministrave dhe si do te ndihmohej gjate procesit nga Nexhmi Ballka.
Hyrje
Jane ditet e para te vitit 1945 kur qeveria komuniste e drejtuar nga Enver Hoxha sapo kishte filluar te ushtronte pushtetin e vet. Askush ne ato dite nuk do ta kuptonte se ekzistonte qeveria ne rast se cdo dite nuk do te ndeshej me pamjen e cuditshme te dhjetera arrestimeve. Ishin mbi dhjete skuadra partizanesh qe quheshin patrulla te cilet duke mbajtur disa lista me emra ne duar trokisnin ne porta te ndryshme te Tiranes per te marre me vete si te arrestuar ne emer te popullit kryefamiljaret e tyre. Kete e mbajne mend shume mire jo vetem brezat e vjeter qe kane qene deshmitare okulare por edhe te rinjte te cilet kane mundur ti perceptojne nepermjet perpunimeve artistike te sjella ne ekranet e filmave.
Eumlshte fakt se te gjithe deshmitaret reale dhe teleshikuesit e mevonshem as qe e kane menduar se cishin ata qe arrestoheshin dhe kush i kishte perpiluar ato lista kur ne Shqiperi nuk ishte krijuar akoma Prokuroria. Jo vetem kaq por ne ato dite kur Tirana binte era barut dhe ziente nga entuziazmi i provokuar qe shkaktonte perfundimi i luftes askush nuk mund ta mendonte se ne mes te njerezve qe u arrestuan nga keto patrulla ishte edhe vete kunati i Enver Hoxhes apo i komandantit sic filluan ta quanin njerezit kryeministrin e ri te ardhur nga lufta.
Ato jane arrestimet qe jane bere pikerisht ne baze te marreveshjes se Jaltes vendimin e se ciles Enver Hoxha filloi ta zbatoje qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet dhe per cudi nuk do ta ndalte jo per nje e dy dite por me vite e vite te tera ku si bashkepunetor te nazifashizmit nuk do te konsideronte vetem familjet e pasura por edhe vete eksponentet kryesore te luftes madje edhe ish-anetare te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare. Plot 60 arrestime jane bere per nje muaj nderkohe qe 17 prej tyre ku bente pjese edhe vete Bahri Omari jane denuar me pushkatim 41 me 10 vjet burg secili dhe vetem 2 persona jane liruar menjehere. Gjithcka eshte vendosur ne sallen e gjyqit te gjykuar nga Koci Xoxe ku pala e akuzes u perfaqesua nga prokuroi Bedri Spahiu. Lidhur me zbardhjen e atij procesi gjyqesor qe eshte i pari ne Shqiperine Komuniste dhe qe celi siparin e dhjetera e dhjetera te tjereve per 50 vjet me radhe jane shfrytezuar jo vetem dokumentet historike arkivore por edhe deshmia e gjalle e Nexhmi Ballkes i cili eshte ftuar ne ate proces per konsulence nga vete prokurori i ceshtjes Bedri Spahiu i cili ishte miku i tij i hershem.
60 arrestime qe ne ditet e para te qeverise komuniste te pasluftes
Ishte 28 nentori i vitit 1944 kur qeveria e pare e pasluftes e drejtuar nga Enver Hoxha hyri triumfalisht ne Tirane. Tashme eshte i njohur fakti i zhurmes dhe bujes qe u be me hyrjen e saj ne kryeqytet. Cuditerisht puna e qeverise se pare komuniste qe ne ditet e para te janarit te vitit lsquo45 kur Shqiperia skishte vec nje muaj qe ishte cliruar filloi nga arrestimet. Ishin partizane te inkuadruar ne kompanine speciale te sigurimit dhe qe kontribuonin per te konsumuar sherbimin e detyrueshem ushtarak ata qe te ndare ne skuadra trokisnin ne portat e shtepive te njerezve te evidentuar ne listat qe u kishin dhene ne dore. Sipas deshmitareve te atyre diteve ai fenomen u be aq i zakonshem saqe askujt nuk i dukej i cuditshem fakti qe ne cdo moment dhe ne cdo rrugice ndeshte skuadra te tilla te njohura me emrin patrulla partizane te cilat ne cdo rast shoqeronin nje apo dy persona te lidhur. Megjithate pavaresisht se skuadrat speciale vazhdonin cdo dite nga mengjesi ne darke duke trokitur ne dyer te familjeve kryesisht atyre te pasura dhe duke bere arrestime publike te njerezve te parapercaktuar kushedi se nga cili komision askujt nuk i shkonte ne mendje se ne Shqiperi kishte nisur zbatimi me fanatizem i nje vendimi te ndermarre ne Jalte nga perfaqesues te shteteve te medha. Madje ne ate kohe askush nuk kishte dijeni nese ekzistonte ndonje vend me emrin Jalte dhe jo me te dinte se pikerisht aty ishte marre nje vendim per te ekzekutuar mijera vete ne te gjithe Evropen.
Si u zbatua ne Shqiperi rezoluta e Jaltes
Takimi i zhvilluar ne Jalte ne periudhen e fundit te perfundimit te Luftes se Dyte Boterore nga shtetet e kryesore qe dirigjonin perfundimin e saj si Amerika Anglia dhe Bashkimi Sovjetik nje nder pikat qe u miratua me unanimitet ishte edhe vendimi qe urdheronte te gjitha shtetet pjesemarrese ne lufte te arrestonin dhe ndeshkonin te gjithe bashkekombesit e tyre te cilet konsideroheshin bashkepunetor te pushtuesve nazifashiste. Per keta persona u vendos te quheshin kuislinge madje edhe vete qeverite qe kishin funksionuar ne periudhen gjate pushtimit te konsideroheshin qeveri kuislinge dhe te denoheshin ne bllok. Emertimin kuisling e merrnin pikerisht nga emri real i kryeministrit suedez i quajtur Kuisling i cili ne momentin e pushtimit te vendit te tij nga ushtria hitleriane bashkepunoi ne nje plan te vetem te realizimit te synimit nazist.
Pikerisht ne baze te kesaj rezolute qe ne fillim te viteve lsquo45 organizoi nje vale te fuqishme arrestimesh te cilen e shtriu gjate ne terren dhe ne kohe. Konkretisht ne ate kohe jane arrestuar te gjithe anetaret e kryesise se Ballit Kombetar qe nuk kishin mundur te arratiseshin si koleget e tyre te te njejtave bindje. Te paret qe rane ne pranga ishin intelektualet Kol Tromara Bahri Omari Xhevat Korca Fejzi Alizoti etj. Nderkohe qe kishin mundur te largoheshin te shumekerkuarit Mithat Frasheri Vasil Andoni Ali Kelcyra Abaz Ermenji etj.
Gjyqi i kuislingeve mes te cileve ndodhej kunati i Kryeministrit Bahri Omari
Gjyq i posacem per te arrestuarit e listes se rekomanduar nga Jalta. Ky eshte vendimi i qeverise se pare komuniste sa hyri ne Tirane. Ne ate kohe ne Shqiperi nuk kishte as Prokurori dhe as gjykate por mjaftonte nje vendim qeverie per te ngarkuar si kryetar te procesit te jashtezakonshem Koci Xoxen dhe prokuror te tij Bedri Spahiun. Ishin plot 60 vete balliste zogiste dhe te tjere te akuzuar si kuislinge te cilet u perballen me akuzat e prokurorit Spahiu si tradhtare te kombit. Ishin 17 vete mes tyre edhe Bahri Omari te cilet e priten me gjakftohtesi denimin me vdekje. 41 prej tyre u denuan me 101 vjet burg ndersa dy u liruan qe ne sallen e gjyqit.
Ishim ne dijeni te arrestimeve qe po beheshin. Eksponentet e Ballit Kombetar njiheshin publikisht tregon Nexhmi Bakllka ne ate kohe drejtues kryesor i Ministrise se Puneve te Brendshme qe ishte ne krijim e siper. Ne dinim edhe periudhat qe ata do te gjykoheshin. Me grupin ne te cilin do te gjykohej edhe Bahri Omari nuk ishin me shume se 7-10 vete. Ishte fundi i lsquo45-s kur ata te arrestuar qe prej nje viti do te perballeshin me akuzat e parapergatitura te prokurorit. Gjyqi do te fillonte ne oren 0900 te paradites pikerisht ne kinema Kosova e cila ndodhej aty ku sot eshte godina e Teatrit Popullor. Prokurori i caktuar per te perfaqesuar akuzen ne proceset speciale ndaj njerezve qe vendoseshin ne banke si kuislinge e kishte disi te veshtire punen pasi ai nuk mundej te nenvleftesonte aftesite intelektuale te atyre qe do te akuzonte. Kjo eshte deshmia e pare e Nexhmi Ballkes nga e cila konfirmojme situaten e atyre diteve ku eshte dhene detyra e gjykimit te paracaktuar per dhjetera njerez.
Prokurori Spahiu kerkon ndihme per procesin
Per menyren e rrjedhes se ngjarjeve ne Shqiperine komuniste kur do te hapej sipari i gjyqeve ekstreme mesohet se vete prokurori Bedri Spahiu para se te hynte ne procesin e shumeperfolur mblodhi per konsulence tre nga miqte e tij me te afert Bilbil Klosi jurist Frederik Nasi jurist dhe Nexhmi Ballka me profesion arsimtar por qe ne ato momente ishte funksionar i larte i Ministrise se Puneve te Brendshme. Sapo filloi procesi tre miqte e prokurorit zune vend ne lozhen e salles ku kishin nderlidhje shikimesh me trupin gjykues. Sipas marreveshjes - ka treguar ne rrefimin e tij vetem pak kohe para vdekjes Nexhmiu - ne rast se Bedriu do te gabonte gjate referimit te akuzes dhe gjate debatit me te akuzuarit ne qe ishim ne pozicionin e vezhguesit kishim mundesi ta kapnim me thjesht dhe te benim me shenje. Si Duke vene pellembet e duarve pingul mbi njera-tjetren. Kjo do te thoshte se Bedriu duhej ti kerkonte kryetarit te seances pushim te shkurter. Pas kesaj ne do te takoheshim se bashku per te marre konsulencen e nevojshme. Me kujtohet si tani ajo situate. Te gjithe ishin personalitete dhe njerez publike per te mos folur pastaj per intelektin e tyre qe mund ti konsideroj pa frike vlera te kombit. Ne ate grup nuk ishin me shume se 10 vete mes te cilit edhe Bahri Omari. Une i njihja personalisht. Te gjithe ndiheshim keq ne ate salle. Qe ne fillim me beri pershtypje menyra se si ata ruanin qetesine pavaresisht se e dinin qe i priste denimi me vdekje ashtu sic perfunduan ne te vertete. Te gjithe ishin krere te Ballit Kombetar dhe ish-ministra te qeverise se meparshme. Ne salle siguroheshin nga nje skuader partizane qe me sa dukej i kishin zgjedhur fizikisht. Pas 10-15 minutash pasi ata kishin zene vend ne banken e te akuzuarit ne salle hyri edhe trupi gjykues i perbere nga Koci Xoxe kryetar dhe Bedri Spahiu prokuror. Ishte dhe nje nenkryetar dhe dy anetare te tjere te veshur me uniforme ushtarake. Ajo veshje u jepte jo vetem prezence por edhe nje hije frike ndoshta nga vete misioni qe po kryenin. Ata kishin per detyre zbatimin korrekt te urdhrave ekstreme qe u jepeshin nga autoritetet me te larta te partise. Kane qene plot tri dite te tensionuara brenda asaj salle ku gjate gjithe kohes degjoheshin vetem pyetje dhe pergjigje kunderpyetje dhe ironi. Nje gje mbahet mend mire pavaresisht nga ajo qe i priste nuk u deshperuan asnjehere. Rralle mund te gjeje njerez me qetesi te tille.
Marreveshja e Jaltes
mori jeten e qindra shqiptareve Historia e asaj marrveshjeGjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore shtetet kryesore si Amerika Anglia dhe Bashkimi Sovjetik te cilat po vendosnin fatin e saj zhvilluan nje takim te radhes ne Jalte. Perfaqesuesit e vendeve pjesemarrese nuk mund ta kene menduar se pikerisht ai takim pavaresisht nga ashpersia e vendimit qe do te merrej do te hynte fuqishem ne historine boterore te luftes me emertimin e bujshem Takimi i Jaltes. Ne te vertete vendimi qe u mor ne ate takim vendosi fatin e qindra e mijera njerezve ne shume shtete te ndryshme te perfshire nga lufta E dyte te cilet shkuan para skuadrave te pushkatimit me lista. Konkretisht ne vendimin e bujshem te Jaltes thuhej Kombet e pushtuara nga okupatori nazifashist pas fitores se luftes te denojne te gjithe bashkepunetoret me okupatorin. Ishte ky vendim i marre nga aleatet e fuqishem te Luftes se Dyte Boterore qe perfshiu dhe Shqiperine. Kjo ishte arsyeja qe menjehere pas perfundimit te luftes detyroi shume elemente te rrezikuar nga regjimi komunist qe po vinte ne fuqi te largoheshin jashte shtetit. Ata qe paten besim te vetja dhe te qendrimi konsekuent qe kishin mbajtur ndaj vendit te tyre si patriote u ndeshkuan me masat me ekstreme. Per ta nuk ishin parashikuar me pak se denimet me vdekje apo me 101 vjet burg per secilin gje qe do te thoshte burgim i perjetshem.
Ne vitin 1945 kur ekipi politik komunist i drejtuar nga Enver Hoxha filloi te qeveriste Shqiperine qe ne valen e pare te arrestimeve qe beri ishte lista prej 60 vetash e perpiluar sipas vendimit te Jaltes ne te cilen perfshiheshin krere balliste zogiste dhe individe te cilesuar si kuislinge. Ndermjet tyre ishin vete kunati i Enver Hoxhes Bahri Omari Koco Kota Torez Toci Ibrahim Bicaku Tahsim Bishqemi Fejzi Alizoti Zef Kadareja deri te koloneli Osman Gazepi.
Gjyqi i posacem special i ngritur per kete grup i perbere nga prokurori Bedri Spahiu dhe nga kryetari i procesit Koci Xoxe vendosi qe 17 prej tyre ku perfshihej edhe Bahri Omari te denoheshin me pushkatim ndersa te tjeret me 101 vjet burg. Vetem dy prej tyre u liruan menjehere.
Qazim Mulleti ka paralajmeruar Bahri Omarin se e keqja do ti vinte nga EnveriSot behet e ditur se Bahri Omari si intelektual me bindje noliste kishte nje shoqeri te vecante me Qazim Mulletin i cili ne kryeqytet ka ushtruar fillimisht detyren e kryetarit te bashkise dhe me pas ate te prefektit. Kur ata te dy jane kthyer nga emigrimi pas arratisjes se Zogut vete Qazim Mulleti eshte interesuar per strehimin e familjes se Bahriut i cili ishte martuar me motren e Enver Hoxhes. Familja e tij u vendos me qira pikerisht ne shtepine e vellait te Qazimit e cila ishte shume afer shtepise ku banonte vet ai. Ne nje moment te vecante politik vete Qazimi u be prefekt i kryeqytetit ndersa Bahri Omari minister. Kjo do te thoshte se shtepite e tyre ishin siguruar nga roja te armatosura. Sipas Tanush Mulletit i cili eshte nipi i Qazimit mesohet se Bahri Omari ka qene pikerisht ne ate shtepi kur Enver Hoxha bente vizita te shpeshta tek e motra ashtu sic ka deklaruar edhe vete. Per kete fakt ne ate shtepi gjate periudhes se Shqiperise komuniste pa u permendur fakti se ajo i perkiste te vellait te Qazim Mulletit dhe as faktit tjeter se ne te kishte jetuar vete Bahri Omari i cili ishte pushkatuar si tradhtar i popullit eshte vendosur nje pllake perkujtimore ku shkruhej se ka qene baze e Luftes Nacionalclirimtare. Nga vete Tanush Mulleti perseritet edhe nje here momenti apo fakti qe konfirmon se pikerisht ne ato vite kur Enver Hoxha ne mes te rojave te shtepise se kunatit shkonte per vizita tek ai Qazim Mulleti e ka paralajmeruar Bahri Omarin se Enver Hoxha nuk do ta falte kur te merrte pushtetin. Konkretisht ajo ngjarje mesohet te kete ndodhur diten kur Enveri kishte shkuar per vizite te Bahriu ku u ndesh me Qazim Mulletin i cili si zakonisht bente vizita per te pire kafe dhe shkembyer ndonje bisede me Bahriun. Salloni ku pinin kafe ka qene ne katin e trete. Ndersa Qazimi kalonte ne katin e dyte per te dale ne te tretin vuri re Enverin i cili ne menyre te menjehershme hyri ne nje dhome. Per momentin Qazimi la te kuptonte se nuk kishte pare asgje por ndersa ishte duke pire kafen me Bahriun ne katin e trete i tha Bahri poshte pashe edhe Enverin. Po - ia ktheu Bahriu - vjen tek e motra per ta takuar. Nga situata duket se keta komunistet mund te marrin pushtetin dhe pastaj e keqja jote do te vije pikerisht nga Enveri yt - vijoi me tej biseden Mulleti. Mua nuk kane cfare te me bejne se nuk kam bere ndonje krim - vazhdoi me tej Bahriu. Me degjo mua se keshtu ndodh me keta - kembenguli ne te tijen Qazimi nderkohe qe po e mbyllte ate bisede.
Nexhmi Ballka i kerkuar ne sallen e gjyqit per te ndihmuar prokurorin Bedri SpahiuNexhmi Ballka nje nga miqte e prokurorit te procesit te pare gjyqesor Bedri Spahiut i cili me pas u be dhe prokuror i pergjithshem tregon detajin me te vecante te procesit ndaj intelektualeve te pare mes te cileve ndodhej dhe Bahri Omari. Pikerisht e vecanta e tregimit te tij eshte shkaku se perse ai u gjend brenda salles se gjyqit misterioz qe denoi me vdekje plot 17 prej tyre ku njihte personalisht pjesen me te madhe te te pandehurve. Per kete fakt ai tregon se gjate nje bisede me Bedri Spahiun disa dite para se te fillonte procesi ky i fundit i tregon per gjyqin e pritshem ne te cilin do te perfaqesonte akuzen. Mungesa e eksperiences beri qe ai si prokurori i asaj ceshtjeje ku i pandehur ishte dhe vete Bahri Omari te ishte jo fort i sigurt ne prezantimin profesional qe do ti bente akuzes. Per te pasur garanci ai i kerkoi Nexhmiut i cili ishte nje intelektual i kompletuar dhe shume i zgjuar qe te rrinte ne lozhen e salles se gjyqit dhe te ndiqte me vemendje procesin. Nese Spahiu do te bente gabime kur te fliste gjate seancave ai duhej te bente me shenje duke bashkuar duart dhe keshtu Bedri Spahiu do te kuptonte se duhej te kerkonte pushim seance. Pas kesaj ata do te takoheshin bashke dhe Nexhmiu do ti tregonte se ku kishte gabuar per te bere korrigjimin. E verteta eshte - tregon Nexhmiu - se Bedri Spahiu nuk beri asnje gabim por drejtoi me profesionalizem akuzen e atij procesi pavaresisht se fati i tyre ishte i paravendosur.
Vijon neser
Neser do te lexoni
Cilat ishin akuzat qe ngriti trupi gjykues mbi kunatin e Enver Hoxhes dhe cila ishte pergjigjja e tij kur prokurori i ceshtjes i tha se kishte punuar per interesa te Greqise.
Cfare ndodhi mesnaten qe do te pushkatoheshin intelektualet e pare mes te cileve ishte dhe Omari. Momentet kur ata zbriten nga makinat te cilat i transportuan per te vendi i ekzekutimit dhe veprimet e tyre te fundit.
Situata e krijuar ne familjen e Enver Hoxhes pas marrjes se lajmit te ekzekutimit te kunatit te tij dhe veprimet e nenes se Enverit e cila u largua menjehere te shtepia e se bijes qe humbi burrin.