E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna i preu kokën dhunuesit, ndizen debatet mbi abortin

Autorja e krimit Nevin Yildirim dhe viktima Nuretin Gider

Turqi, vrau dhe i preu kokën burrit që e përdhunonte e që e la shtatzënë.

Një 26-vjeçare turke, nëna e dy fëmijëve, është bërë personazh në të gjithë botën pasi ka kryer një krim nderi, duke ekzekutuar dhe më pas duke i prerë kokën një burri që vazhdimisht i hynte në shtëpi dhe e përdhunonte. Nevin Yildirim doli para gjykatës duke u akuzuar për vrasjen e burrit për të cilin ajo deklaron se e ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë. Ky rast ka detyruar vendin islamik të hyjë në një tjetër debat të fortë mbi abortin. Gruaja e dhunuar, e cila është pesë muajshe shtatzënë, ka deklaruar se do ta heqë fëmijën e përdhunuesit. Por, ligji në Turqi nuk e lejon abortin pas dhjetë javësh shtatzënie. Gruaja ka deklaruar se edhe nëse mjekët nuk pranojnë tia heqin fëmijën, atëherë ajo do ta vrasë vetë atë. Yildirim, nëna e dy fëmijëve, nga rajoni Yalvac në Turqi, vrau më 28 gusht 35-vjeçarin Nuretin Gider. Yildirim ka thënë në polici se Gider, edhe ai babai i dy fëmijëve, ishte i martuar me tezen e burrit të saj, dhe fillimisht e ka përdhunuar në janar, kur burri i saj ishte larguar nga qyteti për një punë sezonale. Yildirim tha se Gider e kishte kërcënuar atë se do të vriste fëmijët e saj, dy dhe gjashtë vjeç, nëse ajo do të fliste me ndonjë për atë që kishte ndodhur. Përdhunimi ka ndodhur gjatë gjithë kohës që pas janarit, çdo javë dhe Gider ka kërcënuar se do të publikojë foto të saj nudo e shtatzënë, nëse ajo nuk bënte atë që ai thoshte.
Rrëfimi
Më 28 gusht, Yildirim e kishte parë Gider të ngjitej në murin pas shtëpisë së saj dhe kishte marrë pushkën e varur në mur. E dija se ai do të më përdhunonte përsëri, tha ajo. Yildirim tha se e ka qëlluar Gider dy herë dhe e ka ndjekur atë jashtë pronës së saj. Ajo tha se Gider ishte i armatosur. Ai ra në tokë. Nisi të mallkojë. Kësaj radhe e qëllova në organin e tij seksual. Nuk po fliste më. E dija se kishte vdekur. Më pas i preva kokën, ka dëshmuar ajo. Kokën e tij e ka marrë dhe e ka hedhur në mes të sheshit të qytetit. U është drejtuar burrave që qëndronin në kafenenë aty pranë. Mos flisni pas shpinës sime, mos luani me nderin tim. Ja ku është koka e atij që luajti me nderin tim, ka bërtitur ajo. Autoritetet e kanë arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Ai tha se do tu thoshte të gjithëve mbi përdhunimin. Vajza ime fillon shkollën këtë vit. Të gjithë do ti fyenin fëmijët e mi. Por tani askush nuk mundet. Unë e mbrojta nderin tim. Tani ata do ti quajnë fëmijët e gruas që mbrojti nderin e saj, ka thënë ajo në polici.
Debati mbi abortin
Sipas CNN, Yildirim ka shkuar në një klinikë shëndetësore për të abortuar para se ta vriste dhunuesin. Në atë kohë ishte 14 javësh shtatzënë. Atë e kthyen pas sepse ligji në Turqi e lejon abortimin deri në dhjetë javë shtatzënë. Zyra e prokurorit publik ka hapur një debat mbi ligjin e abortit, pasi dëshiron ta marrë parasysh kërkesën e Yildirim. Autoritetet presin që ekspertët të vlerësojnë stabilitetin e saj mendor. Ekstremiteti i traumës së Nevin tregon të që mund të shkaktojë përdhunimi. Ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm te vrasja, por te fakti që nëse një grua dëshiron të abortojë pas disa muajsh abuzimi, ajo duhet të ketë të drejtën ta bëjë këtë, tha dr. Gyrsel Yztunalý Kayýr, nga Fondacioni i Solidaritetit për Gratë. Kryeministri Rexhep Tayip Erdogan e konsideron abortin një vrasje dhe kërkon që kjo praktikë të bëhet e jashtëligjshme. Edhe Melih Gykçek, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, Ankara, e mbështet ndalimin e abortit. Ai tha se një nënë që merr në konsideratë abortin duhet të vrasë veten në vend që të lejojë një fëmijë të vuajë pasojat e gabimit të saj. Shoqatat e grave në Turqi e cilësojnë Yildirim një heroinë. Në shumë vende të botës, përfshirë edhe ato më të zhvilluarat, si në Shtetet e Bashkuara, çështja e abortit mbetet një nga temat më të nxehta të debatit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›