E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shpërndarja, 2000 kompjutera për shkollat

 

Nis shpërndarja e 2 mijë laptopëve dhe videoprojektorëve në dhjetëra shkolla të vendit. Te “Sabahudin Gabrani” në kryeqytet  është bërë grumbullimi i të gjitha pajisjeve, të cilat do të shpërndahen në 1081 shkolla, 360 prej të cilave janë në Tiranë. “Cdo shkollë do të ketë një laborator virtual që përbëhet nga një laptop, një videoprojektor dhe nga cd që kanë module të ndryshme.”,sqaroi mash. Sipas këtij dikasteri për blerjen e këtyre pajisjeve janë shpenzuar 1 milion euro dhe janë sjellë laptopët nga firma bullgare “Kontax LTD” dhe videoprojektorët nga firma kosovare “Kaktus”. “Pajisja e shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm me laboratorë virtualë është një nga aktivitetet kryesore për tu zbatuar e MASH, në lidhje me përfshirjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të teknologjisë së informacionit në arsim”, bëri me dije ministria. Shpërndarja e seteve do të  kryhet sipas disa kritereve të paracaktuara nga numri i klasave dhe nxënësve në shkolla. Shkollat do të pajisen me deri në 6 sete laboratorësh virtualë, të cilat do të përfshijnë pajisjet e mësipërme. “Një nga synimet e tona me këtë projekt është zgjerimi i përmbajtjes multimediale në shkolla, kjo e fundit do të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies. Shumë shpejt do të zgjerohet përmbajtja e programeve dixhitale me module të tjera arsimore, të cilat do të jenë të shqipëruara dhe të modeluara në përputhje me kurrikulën mësimore”, nënvizon MASH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›