E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëna padit kunatin, dhunoi seksualisht mbesat 6 dhe 4 vjec

KORCE-Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në qytetin e Korcës pas denoncimit që ka bërë në polici një nënë e re.
Juliana Zëmblaku, nënë e 2 fëmijëve, 4 dhe 6 vjec S.Z dhe G.Z ka denoncuar në polici kunatin e saj, vëllain e burrit për ngacmim seksual të fëmijëve të saj.
Nëna rrëfen me lot në sy se historia e tmerrshme që nuk ka zgjatur pak, por prej 4 vitesh, nuk e ka denoncuar këtë ankth të vazhdueshëm sepse bashkëshorti nuk e lejonte.

TVNews24 meson se Juliana Zëmblaku, banore e lagjes nr 10 në Korcë ka treguar para disa ditesh në polici se vajza e madhe, 6 vjece ishte ngacmuar seksualisht prej 4 vjetësh nga xhaxhai, Mikel Zëmblaku, 30 vjec dhe më pas ngacmimi seksual kishte nisur dhe tek vajza e vogël, 4-vjecare.
Historia e turpshme nuk përfundon këtu. Drama e nënës dhe fëmijës rrëfehet dhe tek kryefamiljari, vëllai i pedofilit. Juliana tregoi se bashkëshorti i ushtroi dhunë dhe ja ndaloi rreptësisht të padiste, Mikel Zëmblakun.
Por, duke parë se 30 vjecari nuk ndalonte dhunën seksuale ndaj vajzave dhe shenjat në trup të fëmijëve të mitur, Juliana i drejtohet policisë të marrë masa ndaj kunatit dhe burrit të dhunshëm.
Mjekësia ligjore vërtetoi se fëmijët ishin dhunuar seksualisht. Pas përfundimit të hetimeve, policia shoqëroi 30 vjecarin Mikel Zëmblaku në rajonin e policisë.

Rrëfimi i nënës per TVNews24
“Të gjitha fjalët që më kanë treguar vajzat e mia, po luaj mendsh. E akuzoj sepse i ka ngacmuar. Hajt të luajmë doktorash u thoshte vajzave, dhe kur u thoja Sarës me Gabrielën cfarë është kjo lojë me thoshin kaq, ‘e dimë ne lojën dhe xhaxhi’.
Ai i mbulonte në krevat me batanije dhe futeshin poshtë batanijes. Unë doja t'i zbuloja, gjyshja thoshte leri se po luajnë. Kur i mora vajzat t'i laja, ato tregonin, Keli na bën këto veprime. Kur kam kontrolluar me vëmendje vajzat, jam tmerruar, më iku truri. Sic ishte e madhja, ishte dhe e vogla”.
Nëna më pas tregon se dje policia e shoqëroi në komisariat 30 vjecarin dhe uron me zemër që ai të mbetet në burg.
“Dua të qëndrojë atje, përvec vajzave të mia, kam frikë se të njëjtën gjë do të bëjë dhe me vajza të tjera të vogla”.

“I thoja burrit se nuk dua t'i le në shtëpinë e nënës tëndë. Burri thoshte se nuk ndodh ajo që mendon ti dhe me rrihte. Kam 4 ditë që kam ikur nga shtëpia, familja ime është shumë larg në Tropojë, i kam të varfër nuk me ndihmojne dot. Nuk kam ku të fle, ku të rri me vajzat e mia. Uroj kush ka zemër të më ndihmojë”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nëna padit kunatin: Ngacmonte seksualisht vajzat 6 dhe 4 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›