Nena rreh femijen per spital pse e shau
Durres- Mosmarreveshjet ne familje prinderit i shkarkojne tek femijet e tyre. Nje nene 34-vjecare eshte marre nen akuze nga policia e Durresit pasi akuzohet per keqtrajtimin e femijes se saj te mitur, vetem 8-vjece. Ngjarja ka ndodhur ne fundjave, por pas mjekimit dhe zbardhjes se shkaqeve, grupi hetimor ka vendosur te marre nen hetim te dyshuaren me inicialet M. B., banuese ne lagjen ish-Kenete e Durresit. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se pas marrjes se deshmise se vajzes ne ambientet e spitalit ne prezencen e psikologut dhe rrefimit te pjesetareve te tjere te familjes, rezulton se nena ka rrahur barbarisht te mituren, duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Vajza ka humbur edhe ndjenjat, derisa eshte derguar ne spitalin e Durresit, ku eshte mjekuar ne Spitalin Ushtarak dhe me pas rikthyer ne banese. Motivet e ngjarjes sipas policise kane qene te dobeta, ku gruaja me origjine nga Puka, por banuese prej vitesh ne Durres, duket se eshte mberthyer me te bijen ne fjale dhe eshte fyer nga e mitura. Ne shenje hakmarrjeje nena e ka keqtrajtuar per disa minuta, duke i shkaktuar edhe traumen 8-vjecares me inicialet E. B. Policia vendore shoqeroi per ne komisariat 34-vjecaren, e cila pasi u mor ne pyetje eshte lene per hetim ne gjendje te lire nen akuzen e “keqtrajtimit te te miturve”. Ngjarja aktualisht po hetohet nga prokuroria, kurse nena eshte keshilluar te mos vere dore mbi femijen deri ne mbyllje te ceshtjes.
Durresi, rekord per dhunen ne familje dhe hetimin e saj
Qarku i Durresit mban rekordin e shifrave te dhunes ne familje, ku mbizoterojne denoncimet e grave ndaj burrave apo ish-bashkeshorteve pas divorcit. Pothuajse cdo dite regjistrohen deri ne 2 kallezime te depozituara me kete objekt. Pjesa e mbetur e denoncimeve jane te prinderve ndaj femijeve apo burrave ndaj bashkeshorteve te dhunshme. Brenda ketij viti ne kete qark numerohen vetem 3 procedime penale te prinderve per dhune ndaj femijeve te tyre dhe ne nje rast viktima eshte i mitur.