E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e te miturit, banoret ne proteste

LEZHE- Banoret e zones se Balldrese ne Lezhe protestojne kunder Drejtorise se Policise se Lezhes per vrasjen e 16-vjecarit Armando Skanaj. Nje grup personash jane solidarizuar dje pasdite me familjaret e te miturit te ndjere, i cili u vra gjate nje shkembimi zjarri me policine diten e shtune ne Balldre, teksa ndiqeshin si te dyshuar per grabitjen me arme te tre shtetasve malazeze mesjaven e kaluar. Tubimi ka qene paqesor dhe ka nisur nga sheshi kryesor i qytetit, qe vazhdoi me pas perpara ambienteve te komisariatit te policise. Dhjetera persona, mes te cileve familjare e te aferm te te ndjerit, kerkuan zbardhjen e vrasjes se Armandos dhe venien para drejtesise se autorit.
Protestuesit kane akuzuar policine per vrasjen e nje te pafajshmi ndersa protesta e tyre ka vazhduar edhe me tej me bllokimin per disa minuta te autostrades Lezhe-Shkoder. “Armando ishte i pafajshem, gjeni autorin e vrasjes”, ishin thirrjet e banoreve te zones se Balldrese. Policia nuk ka nderhyre per te ndaluar protesten, ndersa nuk eshte dhene ende nje reagim zyrtar per tubimin nese ka qene i ligjshem apo pa leje. Reagim nuk eshte dhene as per faktin nese vrasja e te miturit eshte bere duke shkelur procedurat qe ndiqen ne raste operacionesh. Me heret komisariati kishte leshuar nje komunikate zyrtare ku njoftonte se Armando Skanaj kishte mbetur i vrare gjate shkembimit te zjarrit mes policise dhe te kerkuarve si grabites te shtetasve malazeze. Mesditen e shtune forca te shumta ndoqen nje makine me targa te Tiranes, ku udhetonin kater te rinj. Mjeti nuk i ka ndaluar postbllokut te pare dhe ne Balldre ka thyer postbllokun e dyte, duke plagosur nje efektiv te Policise Rrugore. Ne ndjekje eshte shkembyer edhe zjarr mes paleve, kurse tre prej te rinjve dolen me vrap. Efektivet gjeten te pajete me plage plumbi ne koke te miturin qe nuk dyshohet se ka qene pjese e grabitjes. Te dielen u arrestuan futbollisti i Beslidhjes, Vladimir Nikolli dhe kusheriri i tij Flori Nikolli, 30 dhe 25 vjec, kurse vellai i viktimes, Ardit Skanaj u shpall ne kerkim. Policia tha se motori i grabitjes i perket Flori Nikollit dhe se futbollisti eshte i perfshire ne perplasjen me arme.

Grabitja e malazezeve ne Lezhe-Shkoder
Mesjaven e kaluar, te dyshuarit Ardit Skanaj dhe Flori Nikolli, akuzohen se kane ndjekur makinen me targa te Ulqinit qe udhetonte ne aksin Lezhe-Shkoder dhe ne afersi te fshatit Kallmet i kane zene rrugen te maskuar me skafandra motori. Ne mjet udhetonin dy te dyshuar te armatosur, kurse ne autoveture tre persona, malazeze, njeri prej te cileve shoferi dhe dy te tjeret te sapokthyer nga SHBA me avionin qe ka zbritur ne Rinas. Pas nje pushimi ne bregdetin e Lezhes, jane nisur serish ne udhetim drejt Malit te Zi, por kane rene preh e sulmit. Fillimisht jane kercenuar me pistolete ne koke dhe me pas arriten te merrnin te pakten 20 mije USD dhe dokumentet personale te udhetareve. Nje prej tyre u lendua ne koke dhe mori mjekimin ne spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›