E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë Ferideja: Më ka marrë malli për Edi Ramën, s’më ka telefonuar

Nënë Ferideja e moshuara që u shndërrua në personazh publik nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili mundësoi edhe lirimin e saj nga burgu, ku vuante dënimin për kultivim të lëndëve narkotike, një vit pas kësaj ngjarje, jeton me një brengë në shtëpinë e saj modeste në një fshat të Fierit. Njeriu që e mediatizoi çështjen e saj, Rama nuk është kujtuar më për të... As me ndonjë telefonatë, të paktën sa për t’u çmallur, siç edhe thotë ajo. “S’është kujtuar më, jo. Ka hallet e tija edhe ai. Por kam edhe unë një çik faj...as unë s’e kam marrë në telefon”, thotë e moshuara. Nënë Ferideja u mërzit me Ramën edhe kur e la në harresë ai për disa muaj, ende pa dalë nga burgu, duke deklaruar se kryesocialisti e kishte përdorur historinë e saj, për përfitime politike. Sot e falënderon për atë çka bërë, për ta nxjerrë nga burgu, por i bën apel që të shqetësohet për gjendjen e saj sociale. “Edhe kur erdhi puna, unë ngela prap në burg. Durova dy muaj e ca, mos edhe më shumë. Erdhi më mori me një makinë të zezë, më qëndroi pranë, por unë ngela në burg prap. Aq mund të bënte ai, s’kishte mundësi më shumë”, kujton nënë Ferideja. E moshuara 74 vjeçare jeton me dy nipërit. Njërin prej të cilëve e ka çuar në shkollë, sipas këshillave të Ramës. Por halleve të të moshuarës, përveç peshës së madhe të viteve që mban mbi supe, i është shtuar edhe malli për njeriun që i riktheu lirinë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›