Nënë Tereza, Dita e Lumturimit kujtohet me aktivitete
TIRANE- Në kuadër të festimeve me rastin e “Ditës së Lumturimit të Nënë Terezës”, më datë 19 tetor 2009, një sërë aktivitetesh janë organizuar nga Ministria e Kulturës. Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor do të organizojë në paraditen e kësaj dite një koncert me pjesë të zgjedhura klasike në hollin qendror të institucionit, në të cilën do të interpretojnë solistët më të mirë. AQSHF, si çdo përvjetor do të organizojë edhe këtë vit në kuadër të manifestimit “Shën Tereza e Shqiptarëve” shfaqjen e dy filmave dokumentarë në kinemanë e institucionit në datat 16 dhe 20 tetor 2009. Në këtë kuadër, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Kardinali i parë shqiptar” mbi figurën e Mikel Koliqit. Publiku do të mund të vizitojë 6 sallat e linjës së GKA dhe njëkohësisht dhe ekspozitën fotografike “Jordi SOCIAS”,falas. Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve do të performojë të gjitha gjinitë artistike që zhvillohen në këtë qendër.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)