E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ish-demokristiani i vrarë Keka ishte korrier droge tek ne”

13/10/2009  Banda e Durrësit, Coli vazhdon rrëfimet

TIRANË- Adriatik Coli, i penduari i Bandës së Durrësit vazhdoi edhe dje me dyer të mbyllura të rrëfehet për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda bandës. Por ai i befasoi të gjithë kur tha se Aleks Keka, ish-kreu i vrarë i demokristianëve të Shkodrës ishte korrier droge i Bandës së Durrësit. Seanca ka vazhduar gjithë paraditen deri në orët e vona të pasdites. Dëshmia e tij për disa episode të tjera është përcjellë me nënqeshje nga pjesa tjetër e grupit, ndërsa për avokatët ka mbetur enigmë momenti i ndarjes së grupit në dy pjesë. Në seancën e djeshme, Adriatik Coli ka shpjeguar se si erdhi ndarja e grupit mes Lulzim Berishës dhe Indrit Dokles. Më pas ai i ka treguar gjykatës për burgosjen e Klodian Saliut në vitin 2002, daljen e tij nga burgu dhe ekzekutimin rrugës për në Tiranë. Por i gjatë ka qenë edhe rrëfimi për kundërpërgjigjen që ata kanë bërë për vrasjen e Saliut. Cali ka rrëfyer se si kanë ngritur kurthin për të vrarë Lulzim Berishën dhe si dështoi vrasja e tij. Po kështu në rrëfim bëhet e ditur se Coli ka nxjerrë shumë emra. Mes emrave janë edhe personazhe, të cilët kanë qenë të pandehur më parë si pjesëtarë të organizatave kriminale. Coli është shprehur se do të flasë pa rezerva dhe do të tregojë për gjithçka di. Megjithatë, pjesa tjetër e të pandehurve janë duke qëndruar të qetë. Sipas burimeve nga salla e gjyqit të pandehurit kundërshtarë disa enigma për vrasjet e tyre janë duke i mësuar nga rrëfimet e Colit në seancë gjyqësore. Ata janë njohur me deklarimet e Colit dhe pjesa më e madhe e tyre tashmë kanë dalë edhe në shtyp. “Ditën që është vrarë Klodi, ai ka përcjellë për në Rinas rreth orës 13:00 një shtetas italian, që kishte ortak në fabrikën e prodhimit të çantave që gjendet të “EUM” në Durrës. Rreth orës 14:00, Klodi më telefonoi me telefonin e tej me kontratë që e kishte marrë në emrin tim dhe më thotë se i ishte prish makina në rrugën e Rinasit, duke ardhur për në Durrës dhe më tha të shkoja ta merrja”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›