E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënë e bir të izoluar, vranë kryefamiljarin

27/07/2010 Djali i mitur ka treguar për policinë të gjithë ngjarjen

“Nuk doja ta vrisja babin, por iu bëra krah mamit”

FIER- Një ditë pas zbardhjes së ngjarjes lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit Ylli Zeqja dhe situata duket se po rrjedhin më të qarta. Grupi hetimor po mban në dhomat e paraburgimit gruan vrasëse, si dhe në ato të izolimit djalin e mitur. Ky i fundit, sipas policisë, duket se është penduar për atë që ka bërë. Grupet hetimore tregojnë se gjatë marrjes në pyetje të dy të arrestuarit kanë pranuar krimin. Ndërsa gruaja nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese, ai që qan për humbjen e të atit është djali i tij A. Zeqja. Ky i fundit ka thënë për policinë se nuk kishte dashur t’i bënte keq të atit, por duke parë nënën e tij që po sulmonte, ka ndërhyrë duke iu bërë krah. Më pas ai ka treguar se donte ta çonte babanë në spital, por Luljeta, e ëma i kishte thënë se ai kishte vdekur tashmë. Pas kësaj ata janë larguar që të dy nga banesa duke e mbyllur atë me çelës. Po, sipas grupeve hetimore, djali ka thënë se kishte dashur që të njoftonte policinë, por nëna e tij nuk e kishte lejuar. Ndërkohë Luljeta Zeqaj ka pranuar se ka bërë këtë vepër penale, pasi sipas saj qysh nga divorci ajo me ish-bashkëshortin kishin debatuar disa herë mbi problemet e detyrimit të njëri-tjetrit për mbajtjen e fëmijëve, si dhe probleme ende të pazgjidhura të pasurisë së pakët që kishin. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje edhe familjar të tjerë dhe të afërm të dy palëve dhe nga këta të fundit ka pasur dijeni për këto probleme. Madje sipas tyre krushqit mbanin ende lidhje miqësore. Fëmija tjetër i çiftit Zeqaj ka shkuar në fshat për të varrosur me ndere babanë e saj. A. Damini

Flasin fqinjët...

Fqinjët tregojnë me dhimbje për atë që ndodhi. Ata nuk lënë pa përmendur se viktima ishte një njeri i mirë. “Na vjen keq që ndodhi kështu. Ata kishin disa vite që jetonin në pallatin tonë. Nuk ishin njerëz me probleme fillimisht. Më vonë në familje nisën debatet. Nuk e di për çfarë ziheshin, por kishin një sherr të madh, sidomos kohët e fundit që ishin të dy pa punë. Ndërkohë nuk zgjati shumë dhe u ndanë. U ndanë para një viti. Që atëherë fëmijët jetonin sa andej –këtej. Përpara një muaji Ylli kishte çuar edhe një njoftim për të shitur shtëpinë dhe me ato lekë donte t’u blinte dy fëmijëve një shtëpi të mirë në një hyrje të re pallati”, ka deklaruar Marjan Mollasi, një nga fqinjët e viktimës.

“Ne e përshëndesnim çdo ditë dhe dy ditët e fundit u bënë merak prandaj dërguam djemtë tanë që të lajmëronin policinë. Hymë brenda kur hyri edhe policia, por çfarë të shihnim. Ai ishte mbytur në pellg me gjak”, ka thënë një tjetër banor, Brahim Tasho.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›