Nënkalimi në “Pejton” lë pa ujë lokalet afër Katedrales Katolike

Prishtinë, 1 shtator – Disa lokale biznesi në lagjen “Pejton”, që shtrihen përgjatë rrugës “Perandori Justinian”, saktësisht poshtë Katedrales Katolike që po ndërtohet, tashmë 5 ditë radhazi kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Pronarët dhe punëtorët e këtyre lokaleve janë ankuar të martën se mungesa e ujit u ka krijuar atyre telashe të mëdha, pasi që ua ka shtuar punët për disa herë më shumë.
Nga ana tjetër, zyrtarët e ujësjellësit rajonal “Prishtina” kanë shpjeguar se këto lokale nuk do të kenë ujë në rrjetin e ujësjellësit edhe gjatë një jave.
Një kamerier, në një lokal hotelier, Sami Pajaziti, derisa me njërën dorë e mbante një xhygym dhe me tjetrën provonte t’i pastronte disa gota, tregonte se si gjatë tërë këtyre ditëve sa nuk kanë pasur ujë në rrjetin e ujësjellësit ishte obliguar t’i pastronte gotat dhe enët e tjera në këtë mënyrë. Ai ka thënë se ujin e marrin në anën tjetër të rrugës.
“Edhe pse vetëm një rrugë na ndan, lokalet në anën tjetër nuk e kanë të njëjtin problem”, ka thënë Pajaziti.
Punëtori tjetër Jeton Ukiqi ka theksuar se po të ishte vetëm një ditë lehtë do të ishte të furnizohej nga fqinjët afër, por mungesa e ujit ka zgjatur nga e shtuna dhe askush nuk ka mundësi që nga shtëpia e tij të shpërndajë ujë për të tjerët.
“Duke mos dashur që t’i ngushtojmë fqinjët po detyrohemi të ecim me qindra metra rrugë për të mbërritur deri tek ndonjë çezme publike”, është shprehur Ukiqi.
Për punëtorin e një lokali në këtë pjesë të qytetit, Adem Demolli, problemi më i madh është ai i kundërmimit të tualeteve.
“Janë bërë 5 ditë pa ujë dhe tualetet nuk po mund të mbahen si duhet me ujët që e bartim me enë, kështu që shumë shpjet po kundërmojnë tualetet”, ka theksuar ai.
Këta dhe banorët e tjerë të kësaj pjese nuk e kanë idenë se ku qëndron problemi, por vetëm e dinë se kompania e cila është duke e ndërtuar nënkalimin i ka këputur gypat dhe kurrgjë më tepër. Mirëpo zyrtarja e kompanisë së Ujësjellësit, Arieta Mjeku, e ka sqaruar problemin pa i gëzuar aq pronarët dhe punëtorët e këtyre lokaleve. Ajo ka theksuar se këto lokale edhe një javë do të jenë pa rrjet të ujësjellësit.
“Për shkak të punëve të nënkalimit, që është dashur të hyjnë mjaft thellë në tokë, kompania punëkryerëse ka qenë e detyruar që ta zhvendosë tërë rrjetin e ujësjellësit në atë pjesë, gjë që kjo punë nuk mund të bëhet për një kohë të shkurtër”, ka thënë Mjeku.