Nënkryetari i KLD, Presidenca: S’është shkelur Kushtetuta

Pas akuzave që kreu i qeverisë Sali Berisha adresoi në drejtim të Presidentit të vendit për shkelje të Kushtetutës ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.
Në një deklaratë për shtyp zyra e Presidencës i cilësoi të papranushme, denigruese dhe të padenja sulmet e kryeministrit Berisha ndaj Presidentit Topi, duke shtuar se, këto sulme lidhen me mentalitete të partisë shtet.
Sipas këshilltarit të Presidentit, Afrim Krasniqi shpalli hapur synimin e tij për të deleguar ne KLD një prej kandidatëve të tij të zgjedhur në mënyrë të debatueshme në Parlament, ndërsa shtoi se presioni mbi gjyqësorin eshte një shkelje e rëndë e standardeve që do ta çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa referencat rreth Gjykatës Kushtetuese te vitit 2006 Presidenca i cilësoi si të shtrembërime papranueshme , ndërsa i kujtoi kryeministrit Berisha edhe rastet ku Gjykata Kushtetuese në ta paktën 10 herë është shprehur kundër pretendimeve të kryeministrit Berisha .
“Zëvendëskryetari i KLD-së mund të jetë edhe një nga gjyqtarët, por me kushtin që në momentin e emërimit të japë dorëheqjen.”- theksoi Krasniqi.