E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenkryetari i Parlamentit Europian Duhet te merrni hapa te rendesishem

Negociatat Miguel Angel Martinez takohet me kreun e Kuvendit dhe darkon me liderin e opozites

Numri dy i Parlamentit Europian Miguel Angel Martinez ne kuader te vizites se tij ne Shqiperi zhvilloi dje nje takim me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli nderkohe mesohet se ka zhvilluar edhe nje darke pune me liderin e opozites Edi Rama. Ne mesazhin e tij zevendespresidenti i PE-se Martinez theksoi se Shqiperia eshte Europe sa eshte cdo vend tjeter i Bashkimit Europian por se reforma duhet te kryheshin per te ecur drejt anetaresimit.

Shqiperia eshte perpara nje rruge te rendesishme asaj te integrimit ne Bashkimin Europian hapa te rendesishem po sinjalizohen dhe jeni ne rrugen e duhur Ju jeni europiane po aq sa edhe vendet e BE-se deklaroi zv.presidenti i Parlamentit Europian Martinez gjate takimit me Topallin. Sipas tij ne Europe Shqiperia ka shume miq qe e kuptojne respektojne dhe duan nje bashkim sa me te shpejte te saj me unionin. Nga ana e saj Kryetarja e Kuvendit Topalli e informoi Martinez mbi hapat e fundit te ndermarre nga klasa politike shqiptare ne funksion te procesit te integrimit ndermarrjes se reformave dhe punes per ligjet qe kerkojne 3/5 e votave. Dy vitet e fundit kane qene nje periudhe e veshtire ne dy vite opozita bojkotoi Parlamentin dhe stopoi procesin e integrimit por tani ajo situate eshte tejkaluar deputetet socialiste jane rikthyer ne Parlament ne Komisionet Parlamentare eshte krijuar nje proces bashkepunimi per reformat e integrimit deklaroi Topalli duke i ftuar te gjitha forcat politike te marrin pergjegjesite e tyre per kete proces teper te rendesishem per Shqiperine. Ne kete takim numri dy i PE-se e informoi Kryetaren e Kuvendit ne lidhje me nje projekt te tij qe konsistonte ne hapjen e nje Muzeu Historik te Europes prane godines se Parlamentit Europian ku do te perfshihej historia e secilit vend. Disa vende ne Europe kane qene te pafat e disa te tjera me fat. shte si te besh drejtesi per njerez dhe popuj qe per fakte historike e kane pare veten jashte. Jam shume i prekur nga ky projekti cili nuk mund te kompletohet pa kontributin e te gjitheve. shte si nje puzzle qe duhet te plotesohet dhe nese nje pjese mungon ajo mbetet e pakompletuar deklaroi Martinez duke theksuar se institucionet europiane nuk do te ndalonin derisa ta kompletonin ate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›