E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënkryetari, shtyhet mbledhja e KLD-së

Mbledhja e zhvilluar pa praninë e medias, mësohet se është shoqëruar me debate të ashpra midis palëve.

Në fillim të mbledhjes është shqyrtuar mandati i të sapo zgjedhurit anëtar të KLD-së, Elvis Cefa, mandat i cili është pranuar nga anëtarët e tjerë të këtij institucioni. Mazhoranca shpreson dhe ka kërkuar që nënkryetari të jetë nga radhët e saj, por Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka bërë sfidë në këtë drejtim, duke theksuar se kandidati propozohet prej tij.

Pak ditë më parë, Parlamenti përzgjodhi Elvis Cefën si anëtar i KLD-së, pas largimit të Kreshnik Spahiut nga ky post dhe mazhoranca kërkon Cefa të jetë edhe nënkryetar duke pretenduar si ky post i takon pikërisht atij. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate midis përfaqësuesve të mazhorancës në Këshill dhe të zgjedhurve të Presidentit. /Start/

                                                                                             2012-04-16 14:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›