Shpime për kërkim të naftës në Berat

Kjo u bë e ditur sot nga zv/president i SHELL International për investimet dhe strategjinë, Marcus Antonini, dhe zv/president i SHELL për kërkim zbulimin në Evropë, Jeroen M. Peters, si dhe Glenn McNamara, Drejtor ekzekutiv i kompanisë Petromanas Energy, diskutuan me ministrin Naço veprimtarinë më të fundit të dy kompanive respektive në Shqipëri.Drejtuesit e lartë të SHELL dhe Petromanas deklaruan se për vitin 2012 është planifikuar shpimi i pusit "Shpiragu 2", në afërsi të fshatit Mbjeshovë, komuna Sinjë, Berat, ku do të investohen rreth 50 milionë dollarë.
Për eksponentët e lartë të këtyre kompanive, ky vit mund të rezultojë një "vit zbulimi" përsa i përket fushës së naftës. Nga ana e tij, z Naço, falënderoi drejtuesit e SHELL dhe Petromanas për investimet e shumta të kryera prej tyre në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve si dhe i inkurajoi ata në iniciativa të reja.
Për ministrin e METE, zbulimi i një fushe të re nafte në Shqipëri, do të ishte një lajm i rëndësishëm jo vetëm për këto kompani, por edhe për gjithë shqiptarët. Ministri Naço i siguroi përfaqësuesit e kompanive naftë kërkuese se METE do të krijojë të gjitha lehtësitë dhe mbështetjen e nevojshme, për përshpejtimin e përgatitjes së të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, që shërben për punën e këtyre kompanive në kërkimin dhe zbulimin e naftës në sektorin e përcaktuar.
Naço vlerësoi se zbulimi i naftës në sektorin "Shpiragu 2", gjatë vitit 2012, do të jetë një dhuratë mjaft domethënëse për shtetin shqiptar në 100 vjetorin e themelimit të tij. Kompania Petromanas ka lidhur në vitin 2009 me shtetin shqiptar, një marrëveshje hidrokarbure për blloqet e kërkimit 2 dhe 3. Po kjo kompani, i ka transferuar kompanisë SHELL 50 për qind të interesave në këtë marrëveshje hidrokarbure. /Start/
2012-04-17 13:33