E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli: S’zëvendësohen Rilindasit me Tom Doshin, Kokëdhimën e Ruçin

12-06-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli në vijim të takimeve në çdo rrugë e rrugicë të Shkodrës u takua me banorët e njërës prej lagjeve, e cila ashtu si i gjithë qyteti, ka ndryshuar tërësisht falë investimeve të viteve të fundit. Ajo tha se shkodranët do votojnë 44-rën për një synim shumë fisnik për të ardhmen, duke marrë tetë mandate në këtë Qark ku janë bërë 540 milion dollar investime. Shqiptarët dhe shkodranët, tha ajo, do të refuzojnë alternativën e rrënimit dhe pseudo-rilindjen: “Rritja e taksës është shkatërrim i vendeve të punës. Rritja e taksës është largim i investitorëve të huaj. Rritja e taksës është rrënim i ekonomisë. Nuk mund të heqësh Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Ismail Qemalin, Naim Frashërin, Sami Frashërin dhe ta zëvendësosh me Tom Doshin, me Kokëdhimën, me Gramoz Ruçin, dhe të tjerët me radhë”, tha Topalli. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›