E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e PS, rrënimi i fermerit

12-06-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha inauguron fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës Gostime – Gjyrale – Belsh

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e rrugës Gostime – Gjyrale – Belsh, me vlerë rreth 430 milion lekë. Rruga me gjatësi 16 km, investim i qeverisë shqiptare dhe donatorëve të tjerë  do të bëjë përfitues 19 mijë banorë të komunave Gostime, Shales, dhe Bashkise Belsh.
Kjo zone e njohur  kryesisht per kultivimin e bimëve bujqësore si drithëra buke, perime, bime foragjere e pemëtari, per vreshtarine dhe ullishtat e saj, ka vuajtuar prej kohesh mungesen e infrastrukutres per tregtimin dhe transportin e ketyre produkteve drejt tregjeve lokale dhe rajonale.
Për të zhvilluar dhe mbështetur më tej këtë zonë, Kryeministri risolli në vëmendje projektin qeverisës.
“Ju jeni arkitektët e vërtetë të zhvillimit dhe ne ju mbështesim ju. Kemi investuar në fshatra 60% të buxhetit, në rrugë, shkolla, ujësjellës e kanalizime. Ne do të vijojmë me subvencionet, ndaj kryetari i komunës do të hapë një zyrë që të marrë aplikimet tuaja”, vlerësoi Berisha.
Sipas tij, përballë kësaj alternative është një alternativë e cila është e rrezikshme dhe rrënuese për fermerin.
“Çfarë premton shoku i autobusit? Një gjë shumë të rrezikshme për ju, premton të heqë TVSH për grurin dhe natyrisht do të mbyste prodhimin tuaj. Ju iku bashkia e Tiranës tani u duhen monopolet e ushqimeve, njëri të marrë vajin, tjetri grurin tjetri miellin e me radhe. A do ndodhë kjo? Jo, sespe më 23 qreshor fermerët do të votojnë për fermat e tyre, për rrugë të asfaltuara, për rimbursim me para në dorë të akiczës së naftës, të makinerive që përdorin për prodhim, pra për vlerësim të djersës tuaj, prodhimeve tuaja”, deklaroi Kryeministri.
Dhe një tjetër lajm vjen për banorët e këtij qarku. “Këto ditë kemi ngjarjen më të madhe për Elbasanin e gjithë Shqipërinë, hapim tunelin, hapim rrugën për trafik dhe të parët që arrini në Tiranë me prodhimet tuaja do të jeni ju, fermerë të Elbasanit, fermerë të Dumresë”, bëri me dije Berisha.
Ndrëkohë që rruga e re do te ndertohetdo të jetë  me te gjithe parametrat inxhinierik. Ajo do te kete nje gjeresi nga 5.5 deri ne 6 m, shtresat asfaltike, veprat e artit, muret mbajtes dhe prites si dhe infrastrukturen e duhur inxhinierike.
Investimi do të kryehet ne kuader te nje nderhyrje rrenjesore ne permiresimin e infrastruktures se zones se Dumrese. Vetem gjate viteve te fundit Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nderhyre ne akset kryesore te saj duke i dhene nje shtyse te forte zhvillimit te bujqesise dhe ekonomise se zones duke ndikuar direkt ne permiresimin e kushteve te jeteses se ketyre banoreve nepermjet punimesimit te tyre ne keto investime. Në zonën e Dumresë kanë përfunduar punimet në aksin Belsh – Fierze – Kosove, dhe po punohet në akset Grekan – Deshiran – Vlashuk, Mollas – Selite – Frashër, dhe Hygjokaj – Rrase – Vashaj me gjatësi rreth 64 km rrugë me vlerë totale rreth 21 milionë dollarë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›