E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nihilizmi, si arratisje nga realiteti e skuadrës “Rilindje”

12-06-2013 / Nga Mexhit Prençi

Siç duken bathët, Humbësi i Madh Dështak para katër vitesh, Edvin Rama, i cili humbi drejtpeshimin dhe rroku qasjen e destruktivitetit, do ta përsëris humbjen edhe në votimet e 23 qershorit. Duke e ndjerë këtë që para një viti thërret si tellall tribunave, rrugëve e shesheve: Unë me skuadrën time “Rilindje” jam fitues. Unë kryeministër. Falli nuk i doli para katër vitesh, nuk do t’i dalë as pas katër vitesh. Atëhere u arratis nga realiteti dhe u strehua në surealitet. I paaftë të konkurrojë me programe, dështoi atëhere, do të dështojë edhe tani. I ashtuquajturi programi i këtyre zgjedhjeve është surreal. Do bëjmë këtë e atë...Atë e këtë...Në të vërtetë programi është fantazi jo realitet, jo i vërtetë. Gënjeshtër e mashtrim, po. Si psh do zgjidhim përfundimisht problemet e pronës, bërtet surrealisti Rama para turmave, pas tij në kor “rilindasit”, po si e qysh asnjë fjalë; do zhdukim korrupsioni kur të korruptuarit e mëdhenj si Kokëdhima e Co, i ka pranë vetes në krye, (ujkut u ka vënë në qafë mëlçitë e qengjit do të thoshte Urtaku)  dhe nuk japin asnjë argument, si do ta bëjë këtë e atë, ku i kanë burimet, paratë? Si do ta zgjidhin problemin e pazgjidhshëm që të gjitha shërbimet mjekësorë të jenë falas e të tjera e të tjera. Vetë e krijon alibinë, vetë e beson si të vërtetë dhe gjithë skuadra “Rilindje” mban iso:  ëëëëëëëëëëëë....ëëhëh! Në kokën e tij kaotike një botë surreale mbretëron. Marrëdhënia reciproke e realitetit me përfytyrimin nuk funksionon.
Duke shpjeguar raportin e marrëdhënieve reciproke midis përfytyrimit dhe realitetit, George Soros do të thoshte: “Le të marrim ujin, pra H2O. Ai mund të ndodhet në tre gjendje: ajo që quhet gjendje normale, që është gjendja e lëngshme. Në dy ekstremet uji kthehet ose në akull, ose në avull. Në njërin ekstrem ai është i ngrirë ose i “mbyllur”. Në ekstremin tjetër është i gaztë ose “kaotik”. Në rastin e shoqërisë, gjendja nuk përcaktohet nga temperatura, por nga marrëdhënia midis përfytyrimeve të pjesëmarrësve dhe gjendjes aktuale të realitetit”. Ky refleksitet siç e quan Soros, krijon mundësira dhe hapësira për mirëkuptim, tolerancë, kompromis, për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar. Duke refuzuar  marrëdhënien reciproke të përfytyrimit me realitetin dhe të vërtetën, Rama del jashtë sistemit, kalon në gjendjen ekstremiste të gaztë ose “kaotike”. Në këtë gjendje mjerane, ai është krejtësisht i verbuar, i shurdhuar, i stresuar, sheh vetëm Berishën si një mal i lartë, - armik. Nuk di si ta mund me konkurrim programesh dhe me vota, e bash për këtë, vetëshndërrohet në personazhe të ndryshëm herë të tipit Big Bradhër, herë Portokalli, herë si klloun, herë si Nastradin, herë si donkishot, herë duke i fryrë curles, herë duke i rëne dajres, dhe gjithëherë si gastor ordiner bën spërdredhje e lëvizje me duar e me këmbë dhe flet pa pikën e humorit, qeshin vetëm servilët, gratë bukuroshe e ndonjë i sklerozuar (vetë zgërdhihet se nuk di të qeshë), ndërsa batutat i ka si ato të gaztorit të fshatit Humbëtira, te Shpella e xhindëve.
Ka grumbulluar rreth vetes personazhe të tipit biznesmenë-deputetë të korruptuar, të pamoralshëm, të tjerë të paskrupullt. Monstra komunistë si Marko Dani dhe Ilir Hoxha e Co, që duan të rilindin  tiranin Enver Hoxha, e bustin e tij ta vendosin  pikërisht aty ku populli e rrëzoi, masakroi dhe tërhoq zvarrë në bulevardet e Tiranës. Katër parti komuniste enveriste dhe zëvendësi i Dymetroshit, Kokëdhima që e ruan të fshehur bustin e kriminelit Hoxha për ta rivendosur aty ku ishte, është provokim sherr-budallai ramoist, siç është dhe koalicion me ta, të cilët nuk e kuptojnë se Urrejtja e Popullit është kaq e madhe sa njëqind herë ta “rilindin” njëqind herë do ta rivrasin duke e masakruar tmerrësisht sa herë që i sëmuri mendor do ta rilindë, qoftë dhe duke cytur të tjerët. Kjo lojë surealiste nëse shndërrohen në realiste, ndez vëllavrasje midis të çmendurve dhe njerëzve normal. Kjo dëshmon se Rama ka probleme jo me politikën se është i papërgjegjshëm, por me psikiatrinë. Çdo natë i shfaqet fantazma e Diktatorit të Madh. “Dëgjooomë - i thotë - doktori është armiku im, po dhe armiku yt! Bëj siç -bëja unë. Gënje, mastro, shpif, të bardhën bëje të zezë, siç thosha unë për imperializmin amerikan se atje jeta është shkëterrë, s’ka liri, as drejtësi, as demokraci. Kështu thuaj ti për Shqipërinë e Sali Berishës, moho të gjitha sukseset e Doktorit, nxijë gjithçka, vetëm kështu do fitoç.
Dymetroshi pas çdo ëndrre merr shkopin e drigjentit dhe dirigjon skuadrën “rilindje”, “Vezët e gjarpërit” dhe robinët e tjerë nga shtëpia e andrrave dhe e haluçinacioneve. Njerëzit normal e kanë pikasur me kohë se ka probleme psikiatrike. Këtë e ka diagnostikuar edhe Doktori që kur Nano e mori Dymetroshin nga lagjet perifrike të Parisit dhe e bëri ministër të kulturës, që të shante Berishën në tubime. Në një të tillë në Sheshin Skandërbeg, para Pallatit të Kulturës thërriste si i çmendur: “Ooo...Dooktooor!.... Doooktooor..” sa ushtonte tërë sheshi. Në mbrëmje në konferencë shtypi një gazetar e pyet përse të thërriste ashtu Edi Rama, duke zgjatur zanoret. Doktori buzëqesh: Nuk më thërriste mue, unë jam mjek zemre, thërriste psikiatrin”. Të qeshurat dhe duartrokitjet vlerësuan me dhjetë Doktorin për diagnozën e saktë.
Fataliteti dhe mjerimi i këtij njeriu, është se nuk njeh veten se cili është, nuk kupton se  gjëja që nuk mund të bëjë, për njëqindenjë arsye, është se as liderin as kryeministrin nuk mund t’i bëjë kurrë.
Problemi i mos konkurrimit të PS me ide, programe, realiste dhe alternativa zhvillimi e progresi për shqiptarët dhe Shqipërinë është Edi Rama. Në mendjen e tij ka hyrë Sali Berisha si fobi, çka ditë e natë, madje edhe në gjumë  flet përçart  Saliu-Saliu-Saliu... rrugë-rrugë-rrugë... NATO-natë, integrim-bllokim, asgjë-assgjë-asgj-’asgjë... s’është bër.ë.. s’është bërë... s’është asgjë varfëri-mjerim-uri.... zero-zero-zero-zero-zerooooo  gjithçka... Më votoni mua, o shqiptarë: të majtë, të djathtë, enveristë, gjinushistë, ngjelistë, metistë, paskalistë, danistë e hoxhistë, milloshistë, duleist;  mos votoni Malajn, as Ilirin, vetëm muamuamuamuamua.....MUA...Thoni pastaj se nuk është kontigjent i psikiatrisë!...Thoni se është normal kur që tani e konsideron veten kryeministër pa u bërë votimet; Thoni pastaj se  nuk ka kaluar në gjendjen ekstremiste të gaztë (kaotike) sa t’u referohet praktikave revolucionare enveristo-staliniste  dhe të Qosi-çit për të marrë pushtetin me dhunë, siç u tentua të Premten e Zezë të 21 prillit, ku ky Dymetrosh ishte kryeorganizator.
As pas përgjakjes së sheshit gjatë sulmit mbi kryeministrinë, as sot nuk po kupton se jeton në të shkuarën e zezë diktatoriale i arratisur nga realiteti, e vërteta, liria dhe demokracia. Surealja në kokën e tij dhe alibia se po i digjet shpirti për popullin dhe jo për karrigen e kryeministrit e se gjithçka e bën për Shqipërinë, është kaq irreale sa vetëm idiotët, mashtruesit dhe të shiturit  e marrin për të vërtetë. Rama nuk e pranon të vërtetën se është në rrugë të gabuar, nuk e pranon këtë realitet real, por surealitetin e krijuar në kokën e tij, çka do të jetë tragjike kur votat do ta vulosin humbës. Por kësaj here vetë socialistët do ta realizojnë arratisjen e tij që të shpëtojë PS-ja dhe gjithë Shqipëria  nga një monstër i tillë politikani që është bir i errësirës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›