Nënpresidenti Biden fillon të martën një turne në Evropë
Nënpresidenti amerikan Xho Biden shkon këtë javë për vizita në Poloni, Rumani dhe Republikën Çeke.
Ndihmësi i zëvendëspresidentit tha se zoti Biden mbërrin nesër në mbrëmje në Poloni, ndalesa e parë e turneut të tij 4-ditor. Të enjten nënpresidenti shkon në Bukuresht dhe të premten ai shkon në Pragë.
Zoti Biden do të takohet me kryetarët e shteteve dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të të tre vendeve evropiane, me të cilët do të diskutojë mbi zgjerimin e tregtisë dhe fuqizimin e demokracisë. Ndihmësi i nënpresidentit tha po ashtu se ndryshimi i politikës së Presidentit Obama në strategjinë e mbrotjes nga raketat do të jetë një çështje e rëndësishme në listën e diskutimeve, por se nuk është arsyeja e vetme e udhëtimit së tij.//lk