Starton sot Universiteti “Pavarësia”, i vetmi universitet privat në jug të vendit
Me një korpus krejt të ri, me një staf akademikësh e pedagogësh me emër në jug të vendit, por edhe me ambicien e një grupi biznesmenësh për t’i dhënë institucionit të ri primatin e arsimimit akademik në jug të vendit, zë sot fill aventura e mirëpritur e Universitetit “Pavarësia”
Qarku i Vlorës, qarku më jugor i vendit, prej ditës së sotme do të ketë një institucion akademik universitar, Universitetin “Pavarësia”, nismën e një grupi akademikësh, profesorësh, intelektualësh, të rinjsh, por edhe biznesmenësh të qytetit bregdetar, të cilët synojnë t’u ofrojnë banorëve të qarkut jugor, por edhe më gjerë, një alternativë cilësore për arsimimin universitar. “Zgjedhja që garanton profesionin, punën dhe mirëqenien tuaj” është përzgjedhur si moto e universitetit të ri, korpusi i të cilit gjendet në njërën nga rrugët qendrore të Vlorës. “Orientim i qarte dhe akses i siguruar ne tregun e punes, standarde shkollimi te perparuara dhe studim bashkëkohor, lëvizje te studentëve tane gjate zhvillimit te studimeve te tyre ne Hapesiren Evropiane te Arsimit te Larte, akses ne bazen e te dhenave te biblotekave elektronike më të rëndësishme në botë, staf akademik i mirenjohur ne fushat perkatese, me tituj e grada shkencore, logjistikë ne dispozicion te mësimdhënies dhe studimit te perparuar dhe ne nivelin e standardeve evropiane, mundësi për të vazhduar studimet e ciklit te dyte si brenda universitetit, ashtu edhe ne universitete te rendesishme evropiane e amerikane, akreditim nga Agjensi Akreditimi Nderkombetare te mirenjohura per te siguruar njohjen ne Evrope e me gjere te titujve te diplomave tona qe pas vitit te pare te operimit” janë hipoteka paraprake që paraqesin sot për publikun vlonjat e më gjerë, drejtuesit e universitetit “Pavarësia”. “Universiteti ‘Pavarësia’ ploteson nevojat e asaj pjese studentesh qe deshirojne nje shkollim cilesor ne gjithe parametrat, ku ata te jene ne qender te vemendjes se institucionit, me akses ne tregun e punes, thotë në një prononcim për gazetën ‘55’ Prof.Dr. Arta Musaraj, rektorja e universitetit, por edhe një emër mjaft i njohur në botën akademike shqiptare. Studentët do të jenë pjesë e një universiteti qe synon te kthehet ne nje qender te rëndësishme kërkimi ndërkombëtar, përmes programeve dhe rrjeteve qe do te ngrihen me universitetet partnere”.
Një vizitë paraprake në korpusin krejtësisht të ri i mundëson publikut të konfirmojë standardet e larta mësimdhënëse që drejtuesit synojnë të aplikojnë në njësinë më të re të dijes akademike, që është akredituar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Universiteti do të startojë me dy fakultete; atë të Ekonomisë dhe të Shkencave Shoqërore si dhe me Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, duke synuar qartazi që ky i dyti të shndërrohet në kalin e betejës, për shkak se Vlora synohet të shndërrohet në një pol industrial, në një treg që do të ketë nevojë për shumë fuqi punëtore të kualifikuar, por edhe për shkencëtarë e racionalizatorë të njohur të industrisë.
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara lëvron studime ne deget e Arkitektures dhe Inxhinierisë Informatike. Titujt e diplomave me te cilat pajisen studentet tanë në këto dy degë, paraqesin jo vetem dy profesione që sigurojne punësim të menjehershem, por ne te njejten kohe hedhin bazat ne transformimin e Universitetit Pavaresia, ne nje universitet kerkimi. Logjistika e vene ne dispozicion nga Universiteti yne per zhvillimin e studimit dhe puneve laboratorike ne keto dege, eshte jo vetem avangarde, por teper funksionale ne aftesimin e mirefillte te studentit ne specialitetin e tij. Marreveshjet me universitete partnere dhe organizata te rendesishme, do te sigurojne periudha studimi e internshipe qe do te revolucionarizojne studimin dhe formimin porfesional te studenteve tane ne keto dege.
Kursi i Arkitekures, me kohezgjatje pesevjecare dhe me numer te mbyllur, pregatit arkitektin e ardhshem per te punuar ne fushen e projektimit arkitektonik dhe urban nepermjet ecurise disiplinare sa te larmishme dhe te artikuluar, dhe parashikon nje formim teoriko-praktik nepermjet leksioneve, seminareve dhe laboratoreve, te orientuar ne marrjen e njohurive te ”knoë-hoë” ne fushen e aktiviteteve specifike te profesionit. Programi i studimeve eshte bazuar ne eksperiencen me te avancuar te kurrikulave europiane e boterore duke trupezuar me se miri trashegimine shqiptare ne arkitekture. Arkitektura eshte arti dhe shkenca e projektimit dhe ndertimit te objektivave. Si art ajo perdor talenin dhe imagjinaten krijuese, si shkence sistemin e dijeve, intuiten, vrojtimin, eksperimentimin. Misioni i vertete i arkitektures si art eshte ti sherbeje perparimit te njerezimit. Ajo eshte sa art shpirteror po aq art utilitar.
Arkitekti i madh Le Corbusier thote ”Ne arkitekture me guret pa jete mund te besh nje drame”. Arkitekt do te thote kryendertues. Arkitekti modelon hapesiren urbane, ai me veprat e tij shkruan historine dhe gjendjen ekonomiko-shoqerore te brezave, prandaj ky art quhet libri i hapur i njerezimit. Arkitektura ka karakter universal. Jo me kot poeti i madh Gete thonte ”Arkitektura eshte muzike e ngurtesuar”.
Në përfundim të “Diplomës së Nivelit të Dytë të Integruar” studenti merr titullin Arkitekt.
Kursi i studimit ne Inxhinieri Informatike synon te zhvilloje bazat e kultures shkencore dhe teknike ne fushat e matematikes, fizikes, informatikes lidhur ngushte me elementet esenciale te disiplinave te ndryshme inxhinierike si elektronika, telekomunikacion, automatike, ekonomi dhe menaxhim biznesi. Pjese specifike e programit te studimit ne kete dege eshte trajtimi i bazave te shkencave te komunikimit te cilat zene nje vend qendror duke filluar nga predispozicioni profesional ne trajtimet e informacionit multimedial, ne analizen dhe redaktimin e dokumentacionit teknik deri ne menaxhimin e projekteve multi-inxhinierike. Konceptet kryesore të informatikës trajtohen gjerësisht duke filluar nga hardëare-i deri tek projektimet e bazave të të dhënave në ëeb, nga automatika industriale deri tek sistemet informatike ne inxhinierinë softëare nepermjet leksioneve dhe ushtrimeve në laboratorë moderne të ideuar sipas nje programi studimi të krahasueshëm me programet më të avancuara në këtë fushë në universitetet europiane dhe amerikane. Metodat e mësimdhënies qe ne ofrojme japin nocione teorike dhe metodologjike te garantuara nga nje staf akademik me eksperience shumevjecare te sukseshme si dhe nje baze e fuqishme didaktike e ngritur mbi nje strukture solide qe do te udheheq studentin drejt suksesit pergjate nje rruge studimi tre vjecare ne baze te ekzigjencave dhe interesave te tij profesionale ne tregun e punes. Fakulteti i Ekonomise dhe Shkencave Shoqerore lëvron studime në tre degë, Ekonomi, Drejtësi dhe Shkenca Politike. Diplomat e fituara prej studentëve ne keto dege dhe njohurite e aftesite e fituara prej tyre ne fushat e: organizimit dhe drejtimit te biznesit e ekonomise ne pergjithesi; sistemin e drejtesise, rendesine, funksionimin, mbarëvajtjen e tij; ne fushen e politikave rajonale, europiane e kombetare dhe impaktin e tyre ne zhvillimin politik, shoqeror e ekonomik te vendit, premtohen prej drejtuesve të Universitetit si një garant i punësimit dhe zhvillimit te karrieres se studentëve. Kursi i Studimit ne Ekonomi është ndërtuar per formimin e studentit ne fushen e organizimit, administrimit dhe permiresimit te organizatave te biznesit dhe zhvillimin e operacioneve ne organizata ne teresi ne gjithe funksionet baze te saj: finance-kontabilitet, administrim e marketing, thuhet në fletëpalosjen promocionale që shoqëron fushatën fillestare që Universiteti ka ndërmarrë në të gjithë qarkun e Vlorës, por edhe në atë të Fierit, për “rekrutimet” e para. Ky kurs, ofrohet permes nje kurrikule te strukturuar e cila reflekton ne menyre te ekuilibruar njohurite mbi ekonomine duke shkuar nga ajo e ndermarrjes se veçante e deri te ndertimi e kuptimi i kuadrit te pergjithshem ekonomik brenda te cilit levizin gjithe organizatat e biznesit. Ne te njejten kohe, programi didaktik i kursit, tekstet baze dhe ato referenciale, përfaqësojne nje kombinim unik qe pergatit staf te afte per te zhvilluar suksesshem gjithe funksionet e specializuara ne organizzata dhe ne te njejten kohe per te vazhduar pa asnje lloj kufizimi, studimet ne ciklin e dyte ne gjithe profilet e ekonomise dhe menaxhimit, citohet në të njëjtën fletëpalosje publicitare.
Kursi i studimit në degën Drejtësi ka si objektiv te saj themelor diplomimin e individëve qe kanë njohuri bazë në fushën e së drejtës pas perfundimit te tre viteve te ciklit te pare te studimeve. Pas perfundimit te ketij cikli studimi, studenti do te jete i afte per te analizuar fenomene, ngjarje, koncepte, ligje apo politika, si dhe do te jete i përgatitur per t’u pershtatur me mire dhe me shpejt me pozicionet baze te tregut te punës. Studimi ne kete dege realizohet ne dy nivele: nivelin baze dhe ate te specialitetit, te strukturuar sipas parimeve dhe standarteve europiane te arsimit te larte. Te dy ciklet e studimit me karakteristikat e tyre specifike garantojne arsimin baze te karakterit te pergjithshem dhe me pas formimin special. Cikli i dyte i studimit ka per qellim pregatitjen e specialisteve ne fusha te ndryshme, ku me kryesoret do te jene: fusha tregtare (Jurist Ndërmarrjeje), fusha e te drejtes administrative (Jurist i Administratës Publike), fusha bankare (Jurist i Sistemit Bankar) etj. Rektorja e Universitetit Arta Musaraj thotë se “në zhvillimin e kurrikulës universitare jane marre per baze programet e studimit te vendeve te BE-se, praktikat dhe përvojat ligjore te demokracive te zhvilluara.
Kursi i Studimit ne Shkenca Politike artikulohet ne dy nivele: ate bazë dhe atë të specializimit sipas parimeve dhe kerkesave te Marrëveshjes se Bolonjës. Te dy keto nivele ne menyre pak a shume te theksuar dhe me karakteristikat e tyre specifike, garantojne nje formim me karakter polivalent pra ne te njejten kohe juridik, ekonomik, historik dhe social-politologik. Kursi përgatit ne menyre te vecante specialiste te karrieres diplomatike dhe konsullore, te hapesires se gjere te komunikimit, me detyra drejtuesi dhe funksionare te shume organizatave si publike dhe private brenda dhe jashte vendit, duke patur parasysh dhe fenomenet e integrimit evropian dhe globalizimit ekonomik si dhe rolin paresor gjeostrategjik qe ze vendi yne ne rajon.
Ende pa startuar, Universiteti ka mundur të jetësojë një sërë partneritetesh shumë të rëndësishme, të cilat synojnë t’i japin këtij institucioni akademik rolin e primatit në arsimin universitar në jug të vendit. Faqja e internetit e universitetit ka njoftuar se qysh tani, Universiteti “Pavarësia” ka nje partner te ri ne kerkimet mesdhetare, CERPMED (Qendra e Kerkimeve Mesdhetare) e Universitetit te Katanias, Itali. Marreveshja (Memorandum of Understanding) mes Universitetetit “Pavarësia” dhe CERPMED (Qendra e Kerkimeve Mesdhetare) e Universitetit te Katanias, i çel rrugën nje sere bashkepunimesh e kerkimesh mes dy institucioneve te cilat do te ndikojne cilesine akademike te stafeve respektive, forcimin e kurrikulave e mbi te gjitha rolin si qender lider kerkimi ne Mesdhe ne lidhje me zhvillimin ekonomik rajonal dhe administratave publike.
Sot në ora 11, mbahet ceremonia e Hapjes së Universitetit “Pavarësia”, në praninë e personaliteteve të larta nga fusha akademike, nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, nga institucione të tjera të pushtetit qendror e vendor, por sidomos nga një përfaqësim i gjerë i inteligjencies së qytetit. S’mbetet veçse t’i urohet udhë e mbarë një nisme që kërkon guxim, por që i shërben aq shumë progresit të shoqërisë sonë, drejt mbërritjes së standardeve më të larta, edhe në këtë mijëvjeçar që cilësohet si Mijëvjeçari i Dijes.